Hyundai përgatit rivalin e Fiesta ST

Periskopi.com Tech & Auto

Derisa pritet versioni sportiv N i Hyundai i30, vjen lajmi se prodhuesi korean po planifikon edhe një model me performanca N.

Në fokus të Hyundai aktualisht është modeli sportiv  i30 N, premiera e të cilit pritet së shpejti, ndërkohë siç merr vesh Auto Express, versioni N do të ketë edhe modelin i20.  Hyundai i20 N në tregje do t’i kundërvihet modeleve të ngjashme të kompanive konkurrente, si Ford Fiesta ST, VW Polo GTI dhe Toyota Yaris GRNM, transmeton KosovaPress.

Lajmi nuk përbën befasi të madhe, pasi që Hyundai me modelin i20 arrin rezultate të mira në kampionatin botëror- WRC.

Prodhuesi korean tash për tash nuk ka dalë me informacione zyrtare, por pritet që i20 N të ketë motor 1.6 litra turbo-benzinë me rreth 200 kuaj fuqi.

 

Shpërndaje në: