Connect with us

Lajme

Hyseni thotë se në Siri e Irak janë 38 gra e 27 fëmijë nga Kosova

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka raportuar para Komisionit për Siguri, ku ka folur për gjendjen aktuale të sigurisë në vend.

Në disa fusha, siç është gjendja në komunikacion, sipas Hysenit, siguria nuk është ajo që do të dëshironim, përkundër masave që janë ndërmarr në kuadër të ministrisë.

“Duhet të bëhen ndërrime rrënjësore në legjislacionin e fushës së komunikacionit”, theksoi ministri i Brendshëm.

Sa i përket krimit ordiner, Hyseni tha se kemi një trend në rënie, “ndonëse jemi larg një gjendjeje në të cilën do të ishim të kënaqur”.

“Për sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka pasur një numër të madh të aksioneve si në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave. Një parakusht thelbësor për të arritur sigurinë e plotë është kompletimi i fushës së legjislacionit”, theksoi Hyseni, raporton Koha.net.

Duke folur për ekstremizmin dhe radikalizmin, ministri Hyseni tha se në këtë rrafsh, Kosova ka shënuar progres të ndjeshëm dhe sot kemi një situatë që flet për një gjendje që është nën kontroll për aq sa është e mundur.

“Është e vështirë të dihet se ku, si dhe kur do të godasin terroristët. Rastet e fundit flasin për këtë. Edukimi, fushatat sensibilizuese, toleranca fetare në mënyrë që për aq sa është ë mundur të mbrohen njerëzit nga radikalizmi”, ka thënë Hyseni.

“Deri sot, sipas shënimeve tona janë 314 persona që kanë marr pjesë në luftë në Siri dhe Irak. Policia ka arritur që të ndaloje 40 të tillë para se të arrinin në pikat e krizës. Sot sipas shënimeve tona në Siri dhe Irak janë 70 luftëtarë, 30 femra 27 fëmijë. 57 shtetas të Kosovës janë shpallur të vdekur, ndonëse ne nuk mund t’i cilësojmë të vrarë. Mosha e pjesëmarrësve nga Kosova në këto luftëra janë nga 18 deri 27 vjeç. Në periudhat e vonshme, kjo dukuri flet për një moshë edhe më të re”, ka saktësuar ministri i Brendshëm, Skender Hyseni.

Nga viti 2013, ministri Hyseni tha se janë iniciuar hetime ndaj 199 personave dhe ndaj po kaq njerëzve janë ngritur kallëzime penale, të arrestuar janë 192 persona dhe 34 të tjerë të dënuar.

 

Sipas ministrit, artikulli i New York Times, ka qenë politikë redaktoriale që të arrihet një qëllim tjetër përmes tij, por tha se Kosova s’ka asgjë për të fshehur në këtë drejtim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending