Hoxhaj vizitë zyrtare në Kroaci, disa ditë pasi Daçiq-it iu refuzua kërkesa

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj pas pjesëmarrjes në Konferencën e Mynihut për Siguri ka udhëtuar drejt Kroacisë,  ku nesër (e Hënë) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Zagreb.

Periskopi.com Lajme

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kryediplomati kosovar Hoxhaj pritet të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit, Presidenten, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë.

Merret vesh se vizita e Hoxhajt në Kroaci vjen si konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe interesimit nga të dyja palët që kjo marrëdhënie të zgjerohet në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër, kujtojmë që javën e kaluar homologu kroat pati refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ç’rast pati deklarata tê shumta nga të dyja palët ku edhe tensionet nuk janë ulur aspak.

Tensione me deklarata e veprime në javët e fundit ka pasur edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në: