Hoxhaj: Nuk ka pasur nepotizëm në MPJ, Konjufca shkarkoi vetëm sa për debat

Periskopi.com Lajme

Enver Hoxhaj, ish ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar shkarkimet të cilat i bëri Ministri në detyrë i MPJ-së, Glauk Konjufca menjëherë pasi erdhi në pushtet.

Në një intervistë emisionin N’Konak, Hoxhaj ka thënë se në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk ka pasur të punësuar me nepotizëm dhe që kanë pasur lidhje familjare mund të kenë qenë vetëm tre ose katër persona.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, shkarkimet e Konjufcës janë bërë vetëm që të krijohet debat dhe të tërhiqet vëmendja nga gjërat më të rëndësishme.

“Nuk besoj që ka pas njerëz të cilët përmes afërsisë janë punësuar në Ministrinë e Jashtme, ata njerëz kanë qenë të arsimuar dhe të aftë. Për shembull sa kam qenë unë Ministër kam kërkuar që përveç anglishtes dhe gjermanishtes të dinë edhe një gjuhë tjetër, dhe secili prej tyre e ka plotësuar këtë kërkesë edhe pse ka qenë e vështirë të gjenden”, ka thënë Hoxha.

“Për të mos u marrë me tema tjera kanë shtru debatin në këtë temë.  Prej tyre mund të jenë vetëm 3 ose 4 persona qe kanë lidhje familjare por jo shumica, shumica janë njerëz të mirë dhe shumë profesionalë”, ka thënë ai N’Konak.

Shpërndaje në: