Hoxhaj kërkon përgjegjësi nga institucionet për vdekjen e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve

Periskopi.com Lajme

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

Hoxhaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme për vdekjen e 26-vjeçarit nga Gjilani.

“Këto institucione është dashur të ofrojnë siguri për të vendosurit aty. Ky rast duhet të zbardhet urgjentisht. Por edhe më urgjentisht duhet të përgjigjen udhëheqësit e këtyre institucioneve.”, ka shkruar Enver Hoxhaj. 

Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e tij.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Thellësisht i tronditur dhe i prekur nga vdekja tragjike e djaloshit 26-vjeçar nga Gjilani. Edhe më tragjike bëhet kjo vdekje pasi ka ndodhur në Qendrën e Studentëve, i karantinuar, derisa është dashur të jetë nën përkujdesje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto institucione është dashur të ofrojnë siguri për të vendosurit aty. Ky rast duhet të zbardhet urgjentisht. Por edhe më urgjentisht duhet të përgjigjen udhëheqësit e këtyre institucioneve.

Ngushëllimet më të thella familjes!

Shpërndaje në: