Hoti: PAN-it më nuk u besojnë as militantët e tyre

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti ka shprehur dyshimet e tij në pretendimet e koalicionit PAN se i ka siguruar numrat për ta themeluar Qeverinë.

Hoti, në Facebook, shkruan se përshpëritjeve të zyrtarëve të këtij koalicioni më nuk u besojnë as militantët e tyre, shkruan Periskopi.

Ministri në detyrë i Financave Hoti, thotë se LDK është e përkushtuar që ta dëshmoj vokacionin e saj institucional e demokratik.

Thotë se LDK nuk e shet votën e qytetarit, por e mbron atë “si gjënë më të shenjtë”.

Komenti i plotë:

Mbledhja konstituive e Kuvendit nuk po thirret.
Ata që trumpetonin me ditë të tëra se e kanë në dorë konstituimin e institucioneve të dalura nga zgjedhjet e fundit janë heshtur. Pëshpëritjet e deritanishme se i kanë numrat më nuk i besojnë as militantët e tyre.
Matematika qeverisëse nuk është një mbledhje e zbritje prej autodidakti. Ajo është besim, pikë së pari dhe dashuri për vendin.

LDK mbetët e përkushtuar fuqishëm të deshmoj si gjithmonë vokacionin e saj institucional e demokratik. Ne nuk blejmë as shesim votën e qytetarit tonë por e mbrojmë atë si gjënë më të shenjtë.

 

Shpërndaje në: