Hoti ka disa fjalë për tregun Kosovë-Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Pas sqarimit nga Dogana e Shqipërisë në lidhje me çmimet referente të patateve, ka folur ministri në detyrë i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti thotë se i vije mirë që Shqipëria e ka kthyer përsëri çmimin referent për patatet që eksportohen nga Kosova në Shqipëri, sikur me parë

Sipas tij, tregu i përbashkët duhet vendosur duke bashkëpunuar e jo me veprime të njëanshme.

“Me vjen mire qe Qeveria e Shqiperise e ka kthyer çmimin referent për patatet qe eksportohen nga Kosova ne Shqiperi sikurse me pare. Ky eshte lehtesim per prodhuesit tane. Besoj se veprime te tilla nuk do te ndodhin me ne te ardhmen. Tregu i perbashket duhet vendosur duke bashkepunuar, e jo me veprime te njëanshme”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në: