Connect with us

Zoya

Horoskopi 3 Nëntor 2020, ja parashikimi i yjeve për ju

Published

on

Dashi

Ju natyrshëm do të përshtateni me situatat më të ndryshme, nga të cilat do të jeni në gjendje të tërheqni stimuj të rinj për punën tuaj dhe interesat tuaja të shumta personale. Në punë, duhet të punoni shumë pa humbur kohë vetëm kështu do të mund të arrini të dilni fitimtarë Me përpjekje minimale, por aftësi të mëdha, do të jeni në gjendje të përfundoni një marrëveshje shpërblyese për ju dhe xhepin tuaj. Momente të ëmbla dhe romantike për çiftet.

Demi

Të gjitha fuqitë ujore do t’ju orientojnë për të përmbushur synimet tuaja. Pavarësisht nëse vëmendja juaj është e përqendruar në para ose në jetën tuaj të dashurisë, do të keni një shans të shkëlqyeshëm për të arritur diçka që prej kohësh e ëndërroni! Mos i neglizhoni ëndrrat tuaja, kushtojini atyre hapësirën dhe kohën e nevojshme për tu realizuar. Zgjidhni një mbrëmje në shtëpi.

Binjakët

Hëna tranzit në shenjën tuaj luan muzikë të bukur për veshët. Nga pikëpamja profesionale, situata më e favorshme do të jetë për ata që janë të pavarur në profesion dhe merren me para, restorante ose hotele. Në fushën emocionale, imagjinata do të galopojë e shfrenuar, do t’ju çojë në ëndrra të guximshme që do të tundoheni t’i përktheni në realitet.

Gaforrja

Pak fjalë dhe më shumë fakte. Duke pasur parasysh Hënën e cila do ju kundërshtojë në çdo vendim që do të merrni ju duhet të tregoheni më të shkathët dhe të kujdesshëm. Emocionet do të jenë të forta por do të dini shumë mirë si të kontrolloni veten. Heshtja nuk e zvogëlon magnetizmin tuaj. Do të jeni të të katalizuar nga karizma juaj dhe miqtë tuaj ju ndjekin dhe pajtohen sistematikisht me ju. Sigurisht që ju jeni shefi dhe çdo vendim që merrni ju do të respektohet menjëherë.

Luani

Ju nuk ju mungon energjia për t’u angazhuar profesionalisht. Në këtë moment keni një vizion të qartë të disa nevojave që puna juaj kërkon të zhvillohen në mënyrë harmonike dhe të prodhojnë diçka me të vërtetë interesante. Dashuria ka një sezon shumë të lumtur, por mos u zgjeroni shumë dhe qëndroni larg tundimeve. Programe argëtuese në mbrëmje.

Virgjëresha

Preferoni gjërat e komplikuara dhe të vështirëa më mirë se të ndjeheni të „mëshiruar”  nga dikush që ju ofron zgjidhje më të thjeshta.  Ka nga ata që shpenzojnë shumë (energji dhe para) për të arritur qëllimin, ndërsa ju jeni nga ata që shpenzoni vetëm kur jeni të bindur se qëllimi e justifikon. Dita me partnerin pritet e qetë dhe pa shumë trazira.

Peshorja

Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet premtojnë për një ditë dhe një javë të mirë në përgjithësi. E vëtmja gjë që ku duhet të tregoni kujdes është sfera ekonomike. Afërdita mjaft aktive në shenjë bën të fryhë fort era e dashurisë dhe e ndjenjave të bukura në përgjithësi. Mundohuni të përfitoni nga ky rast për të kaluar disa momente te mrekullueshme me njeriun tuaj të zemrës.

Akrepi

Përpiquni të mbyllni të gjitha problemet që kanë të bëjnë me punën dhe kushtojani të gjithë ditën e sotme fushës sentimentale. Mund të forconi një lidhje të re në këtë aspekt.Në përgjithësi kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje është pozitiv në shumë aspekte.

Shigjetari

Sot, do të ndiheni të lumtur në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do të dëshironi të shkëputeni për asnjë çast prej tij. Për sa i përket çështjeve të zemrës, priten emocione pa fund gjatë kësaj dite, ashtu sikurse edhe në aspektin fianciar. Kujdes me ushimin.

Bricjapi

Ditë goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do të shkojë ashtu si e kishit menduar, kështu që duhet bërë kujdes. Po e njëjta situatë mund të përsëriet edhe për beqarët që I përkasin kësaj shenje.Edhe pse do të mundoheni tej mase nuk do të arrini dot të ruani një klimë harmonike në çift sot. Partneri do të jetë i zënë me punë dhe nuk do t’ju kushtojë vëmendjen që ju kërkoni.

Ujori 

Ditë goxha e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do të shkojë ashtu si e kishit menduar, kështu që duhet bërë kujdes. Po e njëjta situatë mund të përsëriet edhe për beqarët që I përkasin kësaj shenje.

Peshqit

Edhe pse do të mundoheni tej mase nuk do të arrini dot të ruani një klimë harmonike në çift sot. Partneri do të jetë i zënë me punë dhe nuk do t’ju kushtojë vëmendjen që ju kërkoni.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zoya

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni në shtëpi

Published

on

Çfarë është qumështi i bajameve?

Qumështi i bajameve bëhet nga bajame të bluara dhe ujë, por mund të përfshijë përbërës të tjerë në varësi të llojit. Gjatë përpunimit, bajamet dhe uji përzihen dhe më pas kullohen.

Në shumicën e qumështit komercial të bajameve, përbërësit trashës, konservuesit dhe aromatizuesit zakonisht shtohen për të përmirësuar aromën, strukturën dhe afatin e ruajtjes.

Qumështi i bajameve është i përshtatshëm për veganët si edhe njerëzit alergjikë ndaj tij ose me intolerancë ndaj laktozës.

Përbërja

Qumështi i bajameve është i pasur me vitaminë E, një antioksidant që lufton sëmundjet. Gjatë përpunimit, zakonisht pasurohet me kalcium dhe vitaminë D. Megjithatë, nuk është një burim i mirë i proteinave.

Përfitimet shëndetësore të qumështit të bajames

– I pasur me vitaminë E: Vitamina E është një vitaminë e rëndësishme për mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikalëve të lirë. Ajo ndihmon shëndetin e syve dhe të lëkurës dhe mund të luajë një rol në mbrojtjen nga sëmundjet, si sëmundja e zemrës.

– Përmban pak sheqer: Nëse po përpiqeni të kufizoni marrjen e sheqerit, qumështi i bajames pa ëmbëlsues është një zgjedhje e shkëlqyeshme.

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni

Rreziqe të mundshme

– Mungesë proteinash: Proteina është thelbësore për shumë funksione trupore, përfshirë rritjen e muskujve, strukturën e lëkurës dhe kockave dhe prodhimin e enzimave dhe hormoneve. Nëse preferoni qumështin e bajameve, sigurohuni që të konsumoni fasulet, thjerrëzat, arrat, farat etj. Nëse nuk shmangni produktet shtazore, vezët, peshku dhe mishi i pulës janë burime të mira të proteinave.

– I papërshtatshëm për foshnjat: Fëmijët më të vegjël se 1 vjeç nuk duhet të pinë qumësht lope ose me bazë bimore, pasi këto mund të parandalojnë thithjen e hekurit.

– Mund të përmbajë përbërës të shtuar: Kontrolloni listën e përbërësve. Zgjidhni qumështin e bajameve pa ëmbëlsues dhe pa aromë.

Qumështi i bajameve: Përfitimet, rreziqet dhe si ta përgatisni

Si ta bëni vetë qumështin e bajameve

Përbërësit:

– 2 gota bajame të njomura
– 4 gota ujë
– 1 lugë çaji ekstrakt vanilje (opsionale)

Vendosni bajamet në ujë brenda natës dhe kullojini para se t’i përdorni. Shtoni bajamet, ujin dhe vaniljen në një blender. Sigurohuni që bajamet të jenë bluar mirë (1-2 minuta). Më pas, kullojeni përzierjen me napë. Lëngun ruajeni në frigorifer për 4-5 ditë.

Continue Reading

Zoya

Frymëmarrja e mirë – thelbësore për shëndetin

Published

on

Nuk ka rëndësi se çfarë hani, sa stërvitje bëni, sa i dobët apo i ri jeni: asgjë nga këto nuk ka rëndësi, nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky është mesazhi kryesor që vjen nga libri “Arti i Frymëmarrjes” i gazetarit shkencor dhe shkrimtarit James Nestor.

“Do të dukej pothuajse e pa rëndësishme, megjithatë, si specie, njerëzit kanë humbur aftësinë për të marrë frymë siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin”, shkruan Nestor.

“Një nga arsyet kryesore? Njerëzit marrin frymë gjithnjë e më shumë me gojë, sesa me hundë, duke humbur 40 për qind lagështi, duke mos përdorur oksigjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke prishur funksionimin e zonave të caktuara të trurit të shoqëruara me vendimmarrje dhe logjikë”, shton ai, shkruan KP.

Sipas Nestor, edhe me maskë, për shkak të pandemisë, ne duhet të kujtohemi të frymëmarrim me hundë, pa pasur frikë se vënia e saj ul ngopjen me oksigjen.

Midis shkencës, trillimit dhe anekdotave dhe duke u mbështetur te ekspertët e mushkërive për të provuar shkencërisht besimet më të përhapura në frymëmarrje, autori zbulon, gjithashtu, se sëmundje të tilla si astma, ankthi, çrregullimi i mungesës së vëmendjes, psoriaza, mund të lehtësohen duke ndryshuar mënyrën e frymëmarrjes.

Continue Reading

Zoya

Vitamina që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe krijimtarinë, tek fëmijët dhe të rriturit

Published

on

A keni menduar ndonjëherë që ekziston një vitaminë që mund të stimulojë IQ dhe të menduarit krijues? Epo, ekziston një vitaminë që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe krijimtarinë si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.

Vitamina që stimulon kujtesën, inteligjencën dhe kreativitetin dhe është e mirë për sytë

Kjo është luteina, një vitaminë e përdorur për trajtimin e degjenerimit makular, e aftë të zvogëlojë inflamacionin sistemik dhe të stimulojë funksionimin e duhur të trurit. Në fakt, truri kërkon luteinë për zhvillimin e duhur. Sidoqoftë, disa njerëz e kanë të vështirë të përthithin luteinën, veçanërisht nëse janë mbipeshë.

Studime të shumta me fëmijë, njerëz të moshës së mesme dhe të moshuar kanë treguar rëndësinë e luteinës në shëndetin e trurit. Nivelet më të larta të luteinës dhe zeaksantinës janë shoqëruar me përmirësim të njohjes, kujtesës dhe krijimtarisë tek të rriturit. Ndërsa studimet e kryera tek fëmijët kanë zbuluar se 60% e karotenoideve në trurin e një fëmije përbëhen nga luteina. Për këtë arsye marrja ditore e 6 mg lutein dhe zeaxanthin mund të sigurojë përfitime të konsiderueshme shëndetësore.

Ku merret luteina?

Këtë vitaminë është e mundur të merrni nga një dietë që përfshin një larmi të madhe të produkteve të freskëta. Luteina gjendet në përqendrime të larta në lakër jeshile, spinaq, dardhë dhe luleradhiqe. Gjithashtu është e mundur që kjo vitaminë të merret në formë suplementi.

Continue Reading

Trending