Connect with us

Lajme

Historia e rrallë e gruas shqiptare: Prej 27 vitesh kujdeset çdo ditë për bustin e Enverit – e “trajton” sikur ai të ishte gjallë (Foto)

Published

on

Vendi quhet Labinot Mal. Ndërsa, gruaja Sabire Plaka. Ajo është 72 vjeçe.

Kujdeset çdo ditë për një shtatore të Enver Hoxhës që e mban në plevice, e pastron, e fshin, e përkëdhel, sikur ai të ishte i gjallë.

Në Labinot Mal u themelua Shtabi i Përgjithshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Shtëpia ku u krijua me pas u kthye në muze dhe një bust 3 metra i lartë i Enver Hoxhës u vendos para saj.

U fiksua aty në vitin 1968 dhe qëndroi deri në vitin 1991.

Banorët mburreshin që në fshatin e tyre kishin Enverin dhe ata që me krenari e quanin “komandant”.

Sot Sabire Plaku jeton e vetme në një kullë me 10 dhoma, pikërisht atje ku u mbajt Konferenca e Labinotit në vitin 1943.

Historia zë fill 27 vite më parë kur çdo bust të tij e hoqën zvarrë.

Sabireja kujton: “Ishte viti 1991 kur e hoqën komandantin me vinç. E kishin lidhur me kavo dhe litarë shumë keq. Por ai nuk u prish. E hodhën në ahurin e lopës dhe më thanë “mbaje ta kemi fal. Ti je kujdesur kaq vite për muzeun dhe e ke hak”.

Janë përpjekur disa herë që t’ia vjedhin Enverin, por nuk ia kanë dalë.

“Mbaj mend njëherë ishte nata e Vitit të Ri. Në shtëpi erdhën 4-5 çuna. Hapën derën e shtëpisë me vrull. Nuk e prisnin të isha brenda. Unë dola dhe ata më thanë se shtëpia ishte e kushëririt të tyre. Unë i pyeta cilit kushërinj, por ata nuk thanë asnjë emër, kështu që u pikasën pse kishin ardhë.

Pastaj hynë direkt tek ahuri i lopëve ku ishte fshehur Enveri nën kashtë. U përpoqën ta ngrenë, ta tërheqin, por nuk mundën dot. Ai është i rëndë 750 kile. Pastaj i hipën makinës dhe ikën. Edhe herë të tjera kanë ardhur e më janë lutur që tua jap Enverin. Më kanë ofruar edhe lekë. Por unë nuk mund t’ua jap. Ai është burrë shteti. Si mund të shitet një komandant?”.

Shtëpia muze është projektuar nga arkitektë italianë. Ajo ka qenë pronë e tregtarit dhe bamirësit elbasanas Shefqet Baholli. Iu dha Enverit dhe pas çlirimit u kthye në muze.

Pas viteve “90 për atë u kujdes Jashar Plaku, i shoqi i Sabires i cili tashmë nuk jeton më.

Nipërit e Shefqetit i çuan fjalë Sabires që ajo të jetonte aty sepse ishte një pronë që i përkiste asaj.

Muzeut tashmë nuk i ka mbetur asgjë. Disa relike të vjetra, stenda, portrete dhe faksimile që duket se nuk hyjnë në punë për asgjë.

Sabireja mban një gjë të shtrenjtë në sëndukun me rroba. Ai është Flamuri origjinal i përdorur në mbledhjen e vitit 1943.

Në fshatin e thellë malor nuk është vetëm nënë Sabireja që kujdeset për Enverin. Për atë interesohet një fshat i tërë. Dy vite më parë banoret kanë kërkuar që ai të rivendoset sërish atje ku ishte, me të gjitha nderet dhe takëmet që meriton.

Ata po e kthejnë 10 korrikun në festë të tyren. Bashkë me Komitetin e veteranëve edhe sivjet po organizojnë një aktivitet. /Infoelbasani/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending