Connect with us

Showbiz

“Historia” e repit shqiptar, si filluan “therjet” dhe plagosjet mes këngëtarëve

Published

on

Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ecin paralelisht me zhvillimin e kësaj muzike.

Të parët që do ta lidhnin pandashmërisht këtë zhanër muzikor me dhunën ishin dy repistët amerikanë, 2Pac Shakur dhe Notorius B.I.G. i pari i vrarë me 13 shtator 1996 në një atentat në Las Vegas, ndërsa i dyti, i akuzuar, por asnjëherë i provuar,  si organizator i vrasjes së ish-shokut të tij, humbi jetën po në një atentat, në 9 mars 1997.

Por në Shqipëri, do të duheshin të kalonin vite që repi të formëzohej plotësisht dhe të arrinte në nivelet ku grupet të kishin konflikte, të cilat i tejkalonin ofendimet dhe sharjet në tekste këngësh. Në fillim do te ishte Viktor Paloka ose siç njihet në art “Unikkatil”, i pari që do të sillte në shqip repin e ashpër dhe do të bënte për vete mijëra fansa. Por me daljen në skenë të Rigels Rajkut “Noizy”, Arkimed Lushës, “Stresi”, si dhe fuqizimin e “Babastars”,beteja për të tërhequr sa më shumë fansa u bë e ashpër, shkruan TCH.

Në tekstet e këngëve të tyre, gjenden fjalë ofenduese për kundërshtarët, gjë kjo që tërhqite pas vetes shumë të rinj. Por beteja vetëm në tekstet e këngëve, vijoi deri në vitin 2010, ku tashme fansat të frymëzuar nga këngët me tekste dhune, nisën betejën mes tyre.

Në prill të atij viti, Denis Dollapi, një mbështetës i Stresit dhe grupit të tij “Butuesi”, është qëlluar 11 herë me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë, në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, pas një konflikt me mbështetësit e grupit rival OTR. Por përgjigja nuk vonoi. Një muaj më vonë, në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Jetnis Dollapi, një mbështes i Stresit qëlloi me armë në drejtim të mbështësve të Noizyt. Ngjarje nga e cila mbeten të plagosur lehtë dy persona.Pas këtyre ngjarjeve të rënda, konfliktet mes fansave u zhvendosën në rrjetet sociale. Nga ana tjetër anëtarët e “Babastars” dhe OTR nuk hezitonin që në intervista të ndryshme të thumbonin kundërshtarët, derisa ata u përplasën fizikisht në vitin 2012 në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Edhe pas asaj ngjarje, replikat në distancë kanë vijuar pa pushim, replika të cilat sollën dhe përplasjen e së martës, në qendër të Prishtinës.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Ja si dukej Vuçiqi si 10-vjeçar (Video) 2021

Published

on

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur. Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiq.

veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur

Continue Reading

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Trending