Connect with us

Sporti

Histori rrënqethëse: Nga emigrant dhe pa asnjë cent në xhep, në yll të futbollit

Published

on

Futbolli vazhdon të na rezervojë gjëra të jashtëzakonshme, që e bëjnë këtë sport më të dashurin dhe më të popullarizuarin në botë.

Një histori sa interesante aq edhe emocionuese vjen nga futbollisti 18 vjeçar, Mamadou Coulibaly.

Coulibaly ditëve të fundit realizoi ëndrrën duke debutuar në njërën nga ligat më të fort në botë, në Serie A, te skuadra e Pescaras.

Por, para se të arrinte këtu, 18 vjeçari ka rrëfyer historinë interesante të ikjes nga shtëpia e tij, për një jetë më të mirë, për të përfunduar si talent në Serie A.

“Mora një çantë të shpinës dhe gjeta një shok për një botë të re. Prindërit e mi menduan që isha në shkollë, fika telefonin dhe nuk i telefonova ata për tre apo katër muaj. Ata menduan se unë kisha vdekur”, nis tregimin për historinë e tij të arratisjes Coulibaly.

“Me autobus shkova nga Senegali në Maroku, dhe kjo ishte rruga më e lehtë. Kur shkuam në port, ne nuk kishim asnjë para, dhe për disa ditë qëndruam aty, duke shpresuar se do të arrijmë të transferohemi në kontinentin e Evropës. Pas katër ditëve, ne hipëm në një anije, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse ajo do të zhytej, pasi unë nuk dija not”.

18 vjeçari i Pescaras, tutje flet për kohën e mbërritjes në Itali.

“Isha pa asnjë para në xhep, flija në rrugë. Në qoftë se siguroja një sandviç, kisha një lumturi të pafund. Roma u bë shtëpia ime e re, por më vonë më rekomanduan të lëvizi në Pescara”.

Pas lëvizjes në Pescara, Coulibaly filloi të merrej në futboll për të realizuar ëndrrën e tij, ëndërr që nuk i pëlqejë edhe aq familjes së tij, ku shton se për një kohë të gjatë nuk i ka folur babai pasi ishte hidhëruar me të. /Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending