Hillary Clinton bëhet me Eliot Engelin, që është në prag të vdekjes politike pas skandalit

Periskopi.com Lajme

Miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel po përballet me një sfidues tepër të zorshëm, dhe pas skandaleve të shkaktuara, atij iu shtua edhe problemi i emrave të mëdhenj që kanë mbështetur kundërshtarin e tij Jamaal Bowman.

Ish kandidatja për presidente të ShBA-ve në vitin 2016, Hillary Clinton, dha përkrahjen e parë për garën për kongres gjatë ditës së hënë, duke e mbështetur kongresmenin 73 vjeçare Eliot L. Engel nga New Yorku.

“Kam punuar me Eliot Engelin si Zonja e Parë, si senatori nga New Yorku dhe si sekretare e Shtetit,” tha znj.Clinton në një deklaratë. “Në çdo hap të rrugës, prioriteti numër 1 për të ka mbetur i njëjti: të punojë për zgjedhësit e tij (nga distrikti).”

Përkrahja që Clinton i dha Engelit e vë atë në pozitë të kundërt me një valë progresivësh që kanë mbështetur pikërisht kundërshtarin e tij, Jamaal Bowman, i cili është një mësues në shkollë të mesme, shkruan NyTimes, përkthen Periskopi.

Ndër këta demokratë progresivë që mbështetën Bowmanin janë senatori i Vermontit Bernie Sanders dhe kongresmenja nga New Yorku Alexandria Ocasio-Cortez.

Engel është kritikuar ashpër për mungesën e tij në distriktin ku është zgjedhur gjatë kohës së pandemisë me Covid-19. Po ashtu, ai u kap nga kamerat në një skandal gjëmues duke thënë se “nuk do t’i bënte për protestat (kundër racizmit) nëse nuk do t’i kishte zgjedhjet.”

Kongresmenin e lidhur shumë me Izraelin dhe Kosovën e ka mbështetur edhe Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, znj.Nancy Pelosi. /Periskopi

Shpërndaje në: