Haziri jep detaje për 19 rastet e reja me koronavirus në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se 19 rastet e reja sot me koronavirus në këtë komunë janë raste kontakti.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se burimet e infeksionit dhe personat janë të njohura për Komitetin e Emergjencave në Gjilan.

““#Dita100. Jemi njoftuar sot nga IKSHP se nga testet e datës 18 qershor, i kemi 19 raste pozitive sipas kontakte me burimet e infeksionit. Nesër dhe pasneser presim listën e finalizimit të personave me kontakt si pasojë e rikthimit të inskesionit brenda territorit të komunës së Gjilanit”, ka shkruar Haziri.

Ai kërkoi në mënyrë rigoroze respektimin e masave që çon në vetizolim dhe distantim social.

“Ju lutem, përshtatju masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!” ka shkruar Haziri.

Sot në Kosovë u konfirmuan gjithsej 96 raste të reja me koronavirus dhe 29 të shëruar

Shpërndaje në: