Hazardi dyshohet se ka probleme psikologjike: Chelsea i ofron shpëtimin

Periskopi.com Sporti

Chelsea po e konsideron rikthimin e Eden Hazardit në ‘Stamford Bridge’ gjatë verës, pas problemeve të vazhdueshme të anësorit te Real Madridi.

Hazard, 30-vjecar, siguroi transferimin e ëndrrave të tij në Madrid pas shumë viteve spekulime në verën e vitit 2019, transmeton Periskopi.

Që prej transferimit të tij në Spanjë për 150 milionë euro, belgu – i cili udhëhoqi Chelsean drejt dy titujve të Premier Leagues dhe një titulli në Europa League gjatë shtatë viteve në Londër – ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime.

Sipas një raporti nga ‘Defensa Central’, Chelsea dëshiron ta ritransferojë Hazardin në verë për një shumë rreth 50 milionë euro.

E njëjta gazetë potencon se ka të tillë në Madrid që besojnë se belgu mund të ketë probleme psikologjike, pas kaq shumë lëndimeve dhe se klubi do ta mbështesë atë nëse i duhet një psikolog.

Ai ka startuar katër nga pesë ndeshjet e fundit të Realit, përfshirë humbjen e së shtunës kundër Levantes, por mungoi në stërvitjen të martën për shkak të një problemi me muskuj, duke vënë në dyshim disponueshmërinë e tij për takimin kundër Huescas, të shtunën.

Përndryshe, Hazard ka shënuar 110 gola për Chelsean në 352 paraqitje kompetitive në të gjitha garat për klubin, prej kur u transferua në perëndim të Londrës nga Lille më 2012.

Mirëpo, që prej kur ka kaluar në ‘Bernabeu’, ai ka shënuar vetëm katër gola në 35 paraqitje për galaktikët. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: