Connect with us

Lajme

Haxhiu: VV do t’i fitojë zgjedhjet, s’ka koalicion me ata që ‘kapën’ shtetin

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se zgjedhjet janë mundësia më e mirë për ta përmbysur, siç ajo ka thënë, klanin “Pronto”.

Published

on

“Ajo që e kemi thënë tash e sa kohë dhe vazhdojmë ta themi edhe sot është se ky vend duhet të çlirohet nga zhvatësit apo ata që e kanë kapur çdo pore të kësaj shoqërie. E sigurisht shkuarja në zgjedhje është mundësia për ta bërë këtë, duke e përmbysur klanin ‘Pronto’ dhe këtë Qeveri, e cila vepron sipas direktivave të saj”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Haxhiu ka thënë se LVV-ja është duke u përgatitur për t’i fituar zgjedhjet. Por pavarësisht kësaj, Haxhiu ka thënë se për koalicione parazgjedhore LVV-ja nuk ka diskutuar ende.

“Ne jemi duke u përgatitur që të dalim fuqishëm e fitues në këto zgjedhje, ndërsa sa i përket koalicioneve para apo paszgjedhore kjo është çështje që e vendos anëtarësia e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Dhe ky diskutim sigurisht që fillon në kohën e duhur. Pra, jo tani”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq ka thënë se vijë të kuqe kanë për ata që e kanë kapur shtetin, me të cilët siç ajo është shprehur, LVV-ja nuk do të bëjë kurrë koalicion.

“Ne sigurisht që kemi vija të kuqe, madje kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë ata që e kanë kapur shtetin. Dhe me qeverisjen tonë këta njerëz do të përgjigjen para drejtësisë. Pra, nuk do të bashkëqeverisim asnjëherë me kapësit e shtetit”, ka përfunduar ajo.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending