Haradinaj takon strukturat e AAK-së në lagjen “Kodra e Trimave”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sonte strukturat e kësaj partie në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

“Kodra e Trimave gjithmonë ka qenë prijëse e rezistencës në Prishtinë dhe më gjerë. Është koha që Prishtina dhe Kosova ta kthejnë në zonë zhvillimore. Kështu Kodra e Trimave nuk e meriton”, ka thënë Haradinaj para të pranishmeve, shkruan lajmi.net.

Në këtë tubim foli edhe Avni Arifi, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë, pastaj Gent Begolli, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës, etj.

Haradinaj ka nisur kohë më parë një fushatë gjithandej vendit. Ai deri tash ka vizituar shumë qytete e fshatra, në tentim që të mbledh sa më shumë simpatizantë dhe votues të AAK-së, në kohën kur po flitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kreu i AAK-së po ashtu këto takim i vlerëson edhe si mobilizim i elektoratit për zgjedhje lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, duke synuar kthimin e disa komunave që i kishte humbur para tri vjetësh. /Lajmi.net/

avni1avni4

Shpërndaje në: