Connect with us

Lajme

Hamza: Nëse programi i qeverisë s’është i bazuar në buxhetin real, mbetet vetëm “fontanë dëshirash”

Published

on

Qeveria Kurti është zotuar se gjatë mandatit 4 vjeçar buxheti i shtetit do të arrijë në 3 miliardë euro. Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, njëherësh shef i deputetëve të partisë më të madhe opozitare, PDK-së, ka thënë se Qeveria ende nuk e ka dorëzuar një draft-buxhet për ta parë se çka ofron ai dhe se si është paraparë kjo rritje.

Hamza në mandatin e të cilit buxheti i shtetit u rrit rreth 300 milionë euro pret nga qeveria Kurti që planifikimin e buxhetit ta ketë bërë në bazë të gjendjes reale, në mënyrë që të jetë një buxhet i qëndrueshëm dhe i realizueshëm.

“Qeveria e ka thënë se sa do të jetë buxheti, ne ende nuk e kemi marrë draft-buxhetin, dhe ende nuk është aprovuar në qeveri. Po presim që qeveria të na sjellë buxhetin mbi bazën e asaj se çka na ofron ne ta shohim a është buxhet i qëndrueshëm, a është buxhet i realizueshëm apo bazohen në qëndrime të financimit. A janë respektuar rregullat fiskale në fuqi dhe a janë reflektuar prioritet e qeverisë që ne ende nuk i kemi një program të qeverisë që mundim me pa se cili është program i qeverisë”, ka thënë ai.

Ish-kreu i MF-së, beson se trendi i rritjes ekonomike do të vazhdojë, por do të varet nga puna e qeverisë se sa do të jetë ajo rritje.

Ai ka thënë se si opozitë do të analizojnë buxhetin e propozuar nga qeveria dhe më pas do të vendosin nëse do ta përkrahin.

“Nëse flitet për një program dhe nuk gjen vend në buxhet ai më tepër është fontanë dëshirash sesa një plan konkret. Rritja ekonomike do të vazhdojë, predispozitat janë që rritja të jetë pozitive, tashmë varet prej punë edhe qeverisë se në çfarë niveli do të jetë rritja ekonomike. Rritjen e buxhetit duhet ta implementojë qeveria. Ne opozita jemi për të dhënë alternativë, aty ku ka vend për kritika por jo të pa argumentuara, mirëpo ne ende nuk e kemi marrë’’, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Duke komentuar shkarkimet e fundit të qeverisë Kurti, Hamza ka sugjeruar që të respektohet ligji dhe procedurat.

‘’Gjithçka duhet të bëhet mbi bazën e rregulloreve. Çdo gjë që bëhet jashtë rregulloreve, duke mosrespektuar ligjin mund të shkelë të drejtën e palës, mundet me krijua dëm për buxhetin. Ndryshimet nëse nuk prodhojnë efekt konkret në përmirësimin e gjendjes atëherë është dëm’’, ka thënë ai.

Ministria e Financave e drejtuar nga Bedri Hamza ka finalizuar projekt-buxhetin për vitin 2020 në vlerë prej 2 miliardë e 467 milionë euro, buxhet ky më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Përkundër kësaj ky buxhet nuk parasheh që të realizohet përmes vendosjes së një tatimi të ri apo rritjes së tatimeve ekzistuese.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending