Connect with us

Intervista

Halil Matoshi tregon se kur Kosova mund të shkojë në zgjedhje

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi si mekanizëm të vetëm dhe demokratik për zhbllokim të politikës shtetërore sheh zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas tij do të mbahen në pranverën që vjen, shkruan GazetaBlic.

Published

on

“I vetmi mekanizëm demokratik për ta deblloku politikën shtetërore nga “kapësit e shtetit” në njërën anë dhe nga turret për pushtet të opozitës janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ato besoj se do të mbahen në pranverën që vjen…” ka thënë Matoshi.

Në intervistën e realizuar nga GazetaBlic, Matoshi gjithashtu ka folur edhe për deklaratën e të parit të PDK-së, Kadri Veseli për zgjedhje të jashtëzakonshme, me ç’rast ka thënë se pretendimi i Veselit është rrëmbimi i frontit të Kryeministrit.

Matoshi ndër të tjera  ka folur edhe për përplasjet ndërmjet koalicionit PDK-LDK?

GazetaBlic: A duhet Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme mu tani? Pse?

Matoshi: Ashiqare pushteti në Kosovë po vuan një krizë legjitimiteti dhe paaftësie për t’u dhënë zgjidhje politike dy kauzave shtetërore dhe kombëtare, demokratik  të kufirit me Malin e Zi që ndërlidhet me liberalizimin e vizave si dhe themelimit të Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Përplasja me opozitën ka bërë që proceset vitale të politikave kombëtare të bllokohen. Qeveria duke qenë e “izoluar” nga partitë opozitare dhe një pjesë e madhe e shoqërisë, pos që shpërndanë pagat mujore të gati 100 mijë zyrtarëve publikë, nuk është duke bërë gjë tjetër. Nëse jo për këto, kjo Qeveri duhej të rrëzohej për arsye se partnerët e koalicionit PDK dhe LDK gjatë fushatës zgjedhore 2014 e kanë rrejtë publikun, PDK ka premtuar 200 mijë vende të reja pune kurse LDK 120-150 mijë. Besoj se ndërkohë jo që janë hapur kaq vende pune porse shumë kosovarë kanë humbur punën! E dyta, ky koalicion ka rrejtë se ka me e formu ushtrinë kosovare dhe e treta kanë premtu se sivjet Kosovës do t’i hiqen vizat. Pra asnjë nga premtimet e mëdhaja ky koalicion nuk i ka realizue. Fundja, gjatë dy vjetëve kemi pasur përplasje në rrugë dhe në Kuvend me opozitën, gjë që e ka paralizu jetën në vend. Prandaj i vetmi mekanizëm demokratik për ta deblloku politikën shtetërore nga “kapësit e shtetit” në njerën anë dhe nga turret për pushtet të opozitës janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ato besoj se do të mbahen në pranverën që vjen…

GazetaBlic: A besoni se zgjedhjet e parakohshme do të ndikonin në ndryshimin e situatës aktuale në vend? Cilat janë mundësitë?

Matoshi: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të thotë se me automatizëm do të pasojnë me zgjidhjen e të gjitha problemeve, porse ato mund të instalojnë një pushtet më kredibil dhe me integritet, një pushtet që kishte për t’i nxjerrë nga loja oligarkët mendjeshkretë, të cilët e kanë instalu mentalitetin e pazarit në politikë, pra idenë se pushteti mund të blihet me pare dhe natyrisht, pas shpalljes së aktakuzave nga

Gjykata Speciale, do t’i nxirrte nga skena politike shumë aktorë të fuqishëm politik, me të kaluar të dyshimtë, përkatësisht të dyshuar për vepra kriminale, vrasje kundërshtarësh politikë, spastrim etnik dhe krime tjera lufte…

Në anën tjetër po të mund të sillte në skenë ndonjë lëvizje a parti të re, të spektrit qytetar që pushtetin politik e konceptojnë si shërbim ndaj atdheut dhe qytetarit e jo si pushtet personal. Të gjitha Qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë qenë ekstraktive (përfituese) duke dëmtuar rëndë imazhin e shtetit dhe jetesën e qytetarëve. Pra kjo kastë politike i ka dhënë shtetit kosovar premisa të një shteti të dështuar, ngase mos sundimin e ligjit dhe mosndëshkimin e krimit i ka ngritë në kulturë qeverisëse, në anën tjetër, nuk ka dëshmuar sens keqardhjeje për viktimat, duke i poshtëruar ato, duke persekutuar e vrarë dëshmitarët e mundshëm në proceset gjyqësore dhe duke mos qarë kokën se secili gjyq në një shtet modern bëhet për satisfaksion moral ndaj viktimave, e jo për të prodhuar të paprekshëm…

GazetaBlic: Çfarë mundësish tjera ka Kosova për të dalë nga bllokada e krijuar përpos zgjedhjeve të parakohshme?

Matoshi: Vërtet nuk shoh ndonjë mundësi të tretë, pos nëse ShBA nuk e dërgon ndonjë “emisar” të fuqishëm që të vë nën presion ultimativ opozitën kosovare. Në anën tjetër Kosova nuk ka ndonjë autoritet moral në politikë, ngase ai që sipas Kushtetutës dmth Presidenti Thaçi do të duhej të ishte përfaqësues i unitetit të popullit, është përçarësi më i madh i tij, realisht ky njeri e ka përplasë shoqërinë kosovare dhe së fundmi ka pri në përplasjet me opozitën parlamentare, duke e fyer, denigruar dhe përjashtuar atë nga të gjitha proceset politike në vend.

Është fakt për zemërim, se si nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova, figura dhe kredibiliteti i Presidentit të vendit po katandiset poshtë e më poshtë. Erdhën pas burrit të shtetit Rugova, njerëz jokarizmatikë e pa guxim qytetar si Sejdiu, oligarkë të kapur nga kakistokracia dhe pa vizion politik si Pacolli, shefe e asgjësë dhe kampione e mosdijes si Zonja Jahjaga dhe së fundi, përçarës e me prapavijë të dhunshme si Thaçi, ky është fati i keq i Kosovës dhe kjo është dëshmi se turmat zgjedhin kryesisht prijës që u shëmbëllejnë atyre, mburravecë të padije.

GazetaBlic: A mendoni se duhet të bëhet reforma zgjedhore fillimisht e më pastaj zgjedhjet, apo se zgjedhjet do të organizohen me sukses edhe pa reformën zgjedhore?

Matoshi: Reforma zgjedhore është e domosdoshme, mirëpo ajo nuk mund të diktohet nga partitokracia, fuqia e dy partive më të mëdha siç mendon Presidenti Thaçi. Reforma duhet iniciuar nga poshtë-lartë, duhet debatuar në çarqet akademike dhe në shoqërinë civile, duhet t’i nënshtrohet gjyqit të publikut dhe natyrisht për të duhet një konsensus i gjerë politik. Së pari Kosovës i duhet ligji për partitë politike, që ua pamundëson regjistrimin dhe funksionimin partive dhe nismave me orientim klero-fashist dhe etnonacionalist si dhe u kërkon partive e nismave qytetare të nënshkruajnë “kartën e lojalitetit/besnikërisë” ndaj shtetit dhe rendit kushtetues e simbolik të tij. Mendoj se Kosova duhet të ndahet në më shumë zona elektorale (nga 7 deri në 30); pastaj të ulet cenzusi electoral nga 5% në 2,5 %, dhe veçanërisht të ulet pragu për kandidatët e pavarur të cilët për ta fituar një vend në Kuvend duhet t’i fitojnë 5% të votave të përgjithshme, ndërsa partitë politike me 5% të votave popullore fitojnë 6-7 ulëse në Kuvend. Kjo është kundër kushtetuese. Pra ulja e pragut elektoral do të mundësonte përfaqësim sa më të gjerë të pakicave të ndryshme etnike dhe shoqërore. Njëherësh duhet menduar që Presidenti i vendit të zgjidhet me votën e drejtpërdrejt qytetare, sepse kjo mund të prodhojë një president me integritet moral dhe profesional.

GazetaBlic: Si i shihni përplasjet PDK-LDK?

Matoshi: Derisa PDK ende është nën ankthin e ndërrimit të liderit dhe reagimit të anëtarësisë së gjërë ndaj liderit të ri, se sa do ta pranojë atë dhe sa do t’i japin bësnikëri, pastaj PDK është në pritje të asaj se çfarë mund të sjellë Gjykata Speciale, LDK në anën tjetër e ka mbërthyer një heshtje, një qetësi para stuhisë. Lideri i ri i PDK-së Kadri Veseli është në kërkim të karizmës së tij, duke përdor mediat e afërta me PDK-në e sidmos transmetuesin publik, për ta ndërtuar një identitet të munguar politik dhe për t’i eklipsuar Thaçin e Mustafën. Hashim Thaçi po ndihet i anashkaluar dhe “i papunë” në petkun e Presidentit, prandaj ai po i mban “lidhjet e natës” me partinë e tij.

E personi enigmatik, i treti për nga shfaqjet mediale, që realisht është shef i ekzekutivit, Isa Mustafa po e bën punën e tij krejtësisht i pavërejtshëm, porse duke i shtyrë “në qoshe”, në margjinat politike, ministrat e PDK-së , që edhe ashtu s’po guxojnë me bëza, duke mos qenë të sigurt se yllin e cilit ta ndjekin, Veselit apo Thaçit, ose të rimendojnë partinë me ndonjë lider të ri!?

GazetaBlic: Cili është qëndrimi juaj karshi deklaratave të Kadri Veselit?

Matoshi: Kadri Veseli mendon se zgjedhjet e jashtëzakonshme me urgjencë mund ta nxjerrin edhe kësaj herë PDK-në si parti të parë, së këndejmi ai të marr rolin e Kryeministrit, sepse këtë e sheh momentin e fundit për t’u ngjitë në majat e politikës kosovare. Sepse, Gjykata Speciale mund ta tronditë partinë e tij duke ndikuar direkt në rezultatin e zgjedhjeve, nëse ato mbahen pasi që Dhomat e posaçme të aktivizohen.

Veseli ka bërë ndërkaq deklaratën më të mençur të tij prej se ka hyrë në politikë rreth asaj pse ai ka votuar Gjykatën Speciale dhe pse ai nuk do që t’u lë sherr brezave që vijnë, pra edhe fëmijëve të tij.

Ndërsa deklarimet për zgjedhje të jashtëzakonshme janë normale, nëse ai i mendon ato si mundësi demokartike për të dalur nga kriza institucionale, që po e gërryen shtetin që dy vjet./GazetaBlic.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending