Hakmarrja e grekëve, mbi 100 shqiptarë u kthyen në kufi brenda 24 orësh

Vetëm një ditë pas takimit që ministri i brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri zhvilloi me homologun e tij grek, ku i kërkoi të marrë fund kthimi pas asnjë arsye i shtetasve shqiptarë në Kakavijë, vetëm në 24 orë mbi 100 shtetas shqiptarë janë kthyer pas nga policia greke.

Periskopi.com Lajme

Sipas shtetasve të kthyer, policia greke nuk u ka dhënë asnjë shpjegim për këtë masë të ndërmarrë ndaj tyre, edhe pse disponojnë dokumente të rregullta.

Kthimi i shqiptarëve në kufirin me Greqinë është bërë prej kohësh një formë reagimi e shtetit fqinj në çdo rast që marrëdhëniet mes dy vendeve kalojnë ndonjë krizë.

I tillë edhe rasti më i fundit me Himarën, ku Greqia i kërkoi shtetit shqiptarë të mos prekë pronat e minoritetit himarjot, kërkesë që mori një përgjigje të hapur dhe të prerë në kuvend nga kryeministri Edi Rama, i cili i kërkoi Greqisë të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit tonë./shqip/

Shpërndaje në: