Hakmarrja e Erdoganit nuk po mbaron: Turqia e arreston novelistin e njohur

Periskopi.com Lajme

Turqia ka ndërmarrë një varg masash të rrepta kundër qytetarëve të saj pas grushtetit të dështuar më 15 korrik të këtij viti. Në një letër publike, figura të shquara turke, në mesin e të cilëve akademikë dhe shkrimtarë të shumtë, e kanë protestuar hakmarrjen e pafundme të Presidentit turk – duke ftuar të gjithë qytetarët e vendeve tjera që të nënshkruajnë në mbështetje të letrës së tyre.

Së fundi, ata përmendin arrestimin e pardjeshëm të novelistit të shquar turk Ahmet Altan – si një arsye për të treguar se Qeveria turke ka rrëshqitur në një hakmarrje të madhe e të paarsyeshme që nuk po merr fund. Ai së bashku me vëllain e tij (Mehmet Altan) akuzohen se natën para tentim-puçit, kanë dhënë mesazhe që mund të kuptoheshin si mbështetëse për puçistët.

Altan është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë turke. Novelat e tij shiten në miliona kopje. Midis mbështetësve të letrës është edhe fituesi i çmimit Nobel në letërsi, Orhan Pamuk.

Shpërndaje në: