Connect with us

Lajme

Gratë e Kosovës kërkojnë rritjen e mundësive për kujdesin ndaj fëmijëve

Në Kosovë, shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore është ndër më të ulëtat në botë: 18.1 për qind. Disa studime kanë treguar se përgjegjësitë për ofrimin e kujdesit në shtëpi kontribuojnë në këtë pjesëmarrje të ulët të grave.

Published

on

Në shumicën e kulturave, grave u caktohen detyrat dhe përgjegjësitë tradicionale gjinore të punës së kujdesit pa pagesë.

Kujdesi pa pagesë mund të ndikojë negativisht në nivelin e arsimimit të grave, në pjesëmarrjen e tyre në fuqinë punëtore, në përfshirjen politike si dhe në nivelet e varfërisë gjatë jetës.

Kështu thuhet në një raport të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës e i cili do të publikohet nesër.

Në këtë raport, RrGGK argumenton se Kosova duhet ta njohë publikisht vlerën e punës së kujdesit për fëmijë që ndërmerret nga gratë; të zvogëlojë kohën që gratë kalojnë duke u kujdesur për fëmijë, përmes rritjes së mundësive të shërbimeve të kujdesit; si dhe të inkurajojë rishpërndarjen e punës të kujdesit për fëmijë tek burrat, komunitet i dhe shteti.

“Transformimi i punës së kujdesit për fëmijë, i cili aktualisht nuk paguhet, në punë me pagesë mund të kontribuojë në të ardhmen në përmirësimin e suksesit edukativ të fëmijëve, në krijimin e vendeve të reja të punës, uljen e papunësinë, dhe uljen potenciale të varfërisë së grave të pensionuara”, thuhet në raportin e RRGGK-së.

Siç shpjegohet në hollësi në këtë studim, RrGGK-ja ka përllogaritur se investimi në qendra të kujdesit për fëmijë në përputhje me Objektivat e Barcelonës të Komisionit Evropian (KE) do të mund të krijonte të paktën 9,989 vende të reja të punës në arsim.

Kjo do të mund të kontribuonte, të paktën, me 50.6 milionë euro si të hyra të reja dhe me 2 milionë euro si tatime të paguara çdo vit. Këto shifra nuk marrin në konsideratë vendet e reja të punës, të ndërlidhura me qendrat e kujdesit, që do të mund të krijoheshin ose të hyrat e reja materiale për prindërit që aktualisht nuk punojnë e të cilët do të ishin në gjendje të hynin në punë si fuqi punëtore.
Korniza ligjore e Kosovës në mënyrë të qartë përcakton themelet për rritjen e mundësive të kujdesit për fëmijë.

“Ekzistojnë disa modele të mundshme për rritjen e mundësive të kujdesit për fëmijë, siç paraqiten në raport: qendrat publike të kujdesit për fëmijë të financuara nga shteti; partneritetet publiko-private (PPP-të); qendrat me bazë në komunitet; dhe, në të ardhmen, ndërmarrjet shoqërore”, thuhet në njoftim.

Ky hulumtim, është bazuar në anketa me familje, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, me 491 nëna të papunësuara të cilat kanë fëmijë; një anketë me 519 gra dhe burra të papunësuar; intervista me 61 punëdhënës; intervista me 51 qendra publike dhe private të kujdesit për fëmijë; si dhe intervista me zyrtarë publikë.

Raporti i ri “Kush kujdeset? Kërkesat, ofertat dhe opsionet për rritjen e mundësive të kujdesit të fëmijëve në Kosovë” do të bëhet publik nesër nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe projekti “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending