Connect with us

Lajme

Grabovci harron “villat e Haradinajt në Dubai e Monte Carlo”, e mirëpret AAK-në në koalicion

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se partia e tij nuk ka pasur asnjëherë asgjë kundër AAK-së.

Grabovci e ka thënë këtë përkundër përplasjes së madhe që kishte pasur me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. E kishte akuzuar se është pasuruar kundërligjshëm dhe se pasuria e tij përfshin edhe villa në Monte Carlo e Dubai. Edhe Haradinaj e kishte akuzuar për pasurim të kundërligjshëm. Grabovci e kishte ftuar në debat televiziv dhe kishte thënë se nëse Haradinaj nuk do të pranonte do ta paraqiste në organet e drejtësisë. Haradinaj nuk kishte pranuar.

Por pas shtatë vitesh gjërat kanë ndryshuar. Grabovci tash deklaron se nuk ka pasur asnjëherë asgjë kundër partisë që e udhëheq Ramush Haradinaj.

Për më shumë Grabovci lë të hapur mundësinë që PDK-ja të bashkëpunojnë në të ardhmen me partinë e Ramush Haradinajt, raporton Zëri.

Qëndrimet e fundit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në raport me veprimet e opozitës duket se kanë fituar simpatinë e PDK-së. Në Partinë Demokratike të Kosovës përshëndesin deklarimet e kryetarit të AAK-së, i cili ditë më parë deklaroi se nuk i ka pëlqyer hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndërkohë që po ashtu kishte thënë se nuk do të zihej asnjëherë me pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit.

Këto deklarime të Ramush Haradinajt kanë bërë që PDK-ja ta shohë këtë subjekt nga një këndvështrim tjetër. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë për “Zërin” se partia e tij nuk ka pasur asnjëherë asgjë kundër AAK-së. Për më shumë Grabovci lë të hapur mundësinë që PDK-ja të bashkëpunojnë në të ardhmen me partinë e Ramush Haradinajt. “Ne nuk kemi refuzuar të bashkëpunojmë asnjëherë me ato parti që ia duan të mirën vendit. Ne nuk kemi asgjë kundër vëllezërve tanë. Ne kemi thënë se nuk bashkëpunojmë me ata që nuk ia duan të mirën vendit dhe që kanë për qëllim destabilizimin”, ka thënë Adem Grabovci për “Zërin”.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending