Connect with us

Lajme

Grabitet banka në Vlorë, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin

Published

on

Luftë në Vlorë, në mes të ditës dhe në mes të sheshit. Një grua me dy fëmijët e saj iu ka shpëtuar për mrekulli plumbave të grabitësve, ndërsa fëmijët që ulërijnë janë dëshmia e qartë e një horrori që vetëm fati i tyre duket se i ka lënë ende në jetë. Gruaja, e cila depozitonte 1 milion lekë në bankë, është detyruar të dorëzojë shumën te grabitësi, ndërsa plumbat i kanë rënë para këmbëve. Ka marrë fëmijët në krah dhe në momentin që ka bërë të dalë, ka parë rojën të marrë “peng” me një armë në kokë. Dy persona kanë mundur të paralizojnë një bankë të tërë, të terrorizojnë punonjës brenda dhe jashtë, të qëllojnë me armë, brenda dhe jashtë dhe më pas të largohen në drejtim të një makine të parkuar diku në një rrugicë. Nga aty për tu zhdukur në drejtim të paditur.
Policia ka vetëm një fakt: makina e tyre është e grabitur ditën e diel dhe madje është denoncuar e zhdukur po atë ditë. Thotë se i ka ndjekur grabitësit, ndonëse nuk dihet as drejtimi që kanë marrë. Policia bën me dije se ka rrethuar zonën e Zvërnecit, por ende nuk dihet asnjë e dhënë as e dyshimtë në lidhje me grabitjen. Fytyra e gruas, e cila është emigrante dhe ka mbërritur në vendlindjen e saj bashkë me fëmijët për pushimi dhe tmerri në sytë e rojës peng, janë dëshmia e qartë e gjithçkaje që ka ndodhur ditën e djeshme në mes të qytetit të Vlorës, në nju bankë ku grabitësit janë larguar me dy qese me para, ku përveç 1 milion lekë të gruas që po depozitonte, ata kanë arritur të rrëmbejnë edhe një sasi tjetër që ka dalë nga arkat.

Grabitja

Policia saktëson se dy personat e armatosur, njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë kanë hyrë në bankë si klientë. Ata kanë qenë të veshur me kamuflazh dhe në momentin që roja iu ka hapur derën, njëri ka ikur në drejtim të banakut dhe tjetri ka kapur rojën dhe me pistoletë në kokë e ka detyruar të mos reagojë dhe as të veprojë. Veprimet janë kryer me shpejtësi ndërsa në ikje janë përballur edhe me mjetin e sigurisë që po vinte të tërhiqte paratë në bankë. Punonjësit e sigurisë kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në ajër, ndërsa grabitësit janë kundërpërgjigjur, por jo për të vrarë por për të krijuar mundësinë largimit pa u ndjekur nga askush. E në fakt ia kanë arritur, si në të gjitha rastet e grabitjeve të bujshme, kur policia gjithnjë shkon në vendin e ngjarjes në një hark kohor të përcaktuar nga momenti i largimit të tyre e deri kur mund të hyhet në lëvizje për të ngritur post-blloqe dhe për të nisur hetimet.

Në fakt, personat që kanë hyrë në bankë, mësohet se kanë qenë të dhunshëm dhe se nëse nuk do të ishin dorëzuar paratë në kohën e duhur mund të kishte edhe viktima. Referuar të dhënave të policisë bëhet me dije se nga dëshmitë e është bërë me dije se personat ishin moshë relativisht e re, poshtë të 30-ave, me gjatësi mesatare dhe me trup të bëshëm, ndonëse vetë rrobat që mbajnë veshur nuk lejojnë që të përcaktohet saktësisht ky detaj te këta individë. Sipas të dhënave të para dyshohet se autorët kanë patur kapele me strehë të gjatë, çka iu ka mundësuar shpëtimin e fytyrave dhe të tipareve, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka patur maska. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa ende nuk përcaktohet as shuma që është grabitur. Burimet thonë se bëhet fjalë për rreth 35 mijë euro, ndërkohë që priten dëshmitë e të gjithë punonjësve. Po ashtu policia shpresonte te kamerat e bankës, por sipas të dhënave të para informacionet tregojnë se kamerat nuk kanë qenë në punë. E në fakt, thuajse në të gjitha rastet, një kamera nuk funksionon, ose diçka patjetër që nuk punon në sistemet e sigurisë.

Profesionalizmi i grabitësve

Aksioni i grabitësve ka qenë i mirëmenduar në të gjitha detajet e realizimit të tij. Ata kanë zgjedhur një moment mjaft të favorshëm, me pak lëvizje brenda dhe jashtë mjediseve të Bankës. Momenti, vetëm një orë para 15.00-ës, kur mbyllen të gjitha veprimet, ka qenë një arsye tjetër, që, sipas tyre, përputhej me probabilitetin që edhe vlerat monetare të kenë qenë më të lartat e mundshme. Kësaj i shtohet edhe fakti tjetër, se, fillim java përkon edhe me ditën me numrin më të lartë të veprimeve bankare, që do të thotë mundësi më shumë për të rritur vlerat monetare të grabitura. Grabitësit kanë qenë të kujdesshëm dhe të saktë në lëvizje. Duket se gjithçka e kanë parashikuar deri në detaj. Madje edhe mënyrën sesi lëviznin dhe gjestet që shoqëronin lëvizjet e tyre, për të mos  u identifikuar, pavarësisht se, nuk mbanin maska, por vetëm kapele me strehë të gjatë. Gjithsesi, duket se llogaritë paraprake të tyre, nuk kanë rezultuar plotësisht të sakta.

Të paktën për vlerën monetare të përvetësuar. Sipas policisë, në arkat e sporteleve nuk ka patur shumë para, ose jo aq sa mund të justifikonin një aventurë të tillë. Policia u vu në ndjekje të autorëve, duke ngritur një numër postblloqesh. Madje, në një moment, u duk se grabitësit u lokalizuan, por asnjë e dhënë konkrete nuk i pasoi kërkimet. Policia bën me dije se hetimet vazhdojnë ende. “Më thanë se grabitën bankën dhe dola menjëherë nga shtëpia që e kam pak metra më tutje”, thotë një 60-vjeçar me syze dielli, një nga banorët e zonës. Ai tregon se erdhi brenda pak çastesh përpara bankës por nuk pa asgjë. “Vetëm më thanë se, kishin parë dy persona, që nxitonin me vrap dhe ja në hyrje të kësaj rrugice, hoqën “maskat” dhe u futën në një makinë”, tregon i moshuari. Ai shprehet se, në atë moment, aty kishte shumë pak njerëz, njeri prej të cilëve i kishte treguar se kishte ndjerë një lloj frike teksa kishte parë ata dy njerëz me armë dhe me mëngë të gjata në atë vapë torturuese./Shekulli/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending