Connect with us

Lajme

Gjykimi i “Bosit të Drogës” në Kosovë trondit Qeverinë e Bosnjës

Dëshmia kontroverse e Fahrudin Radonçiq në gjykimin e ‘bosit të drogës’ në Kosovë ka lëkundur koalicionin qeveritar në Bosnjë.

Published

on

“Ne kemi relacione të ftohta, zyrtare dhe duhet të mbesin të tilla”, tha Bakir Izetbegoviq të hënën pas një mbledhje urgjente të kryesisë së Partisë për Veprime Demokratike, SDA, që u mblodhën për të rishikuar statusin e koalicionit të tyre me Aleancën për Ardhmëri më të Mirë, SBB, që udhëhiqet nga Fahrudin Radonçiq.

“Kolegjiumi i SDA-së ka shqyrtuar deklaratat e Radonçiqit në Gjykatën e Kosovës dhe i ka dënuar ato fuqishëm”, shtoi Izetbegoviq.

“Kolegjiumi beson se koalicioni SDA-SBB duhet të mbetet, pa marrë parasysh marrëdhëniet në mes të Izetbegoviq dhe Radonçiq”, shtoi ai.

Aleanca në mes të dy partive kryesore nacionaliste të Bosnjës është pjesa kryesore e koalicionit udhëheqës në nivel shteti si dhe në federatën etnike të Bosnjës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët.

Ndarja e tyre në këtë rast do të shkundte edhe shtetin e Bosnjës dhe qeveritë e federatës etnike.

Të dy, Izetbegoviq dhe Radonçiq në deklarata të ndara të hënën pretenduan se aleanca në mes të dy partive është e palëkundshme.

Gjithsesi, zyrtarë nga të dy partitë thanë për Balkan Insight se armiqësitë e thella në mes të dy liderëve kanë dalë në sipërfaqe pasi që të dy partitë, pas zgjedhjeve të fundit lokale kanë filluar të pozicionohen për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018.

Tensionet në mes të partive shpërthyen në ditët e kaluara pas disa deklaratave kontroverse të bëra nga Radonçiq në Gjykatën e Prishtinës në Kosovë.

Manjati i mediave dhe udhëheqësi i SBB-së ishte në Kosovë në javën e kaluar për të dëshmuar në gjykimin e Naser Kelmendit, që konsiderohet një nga bosët kryesorë të drogës në Ballkan.

Radonçiq dëshmoi për lidhjet e tij të dyshuara me Kelmendin dhe pjesëtarë të tjerë të mafias dhe qarqeve politike në rajon.

Në gjykatë, Radonçiq mohoi ndonjë lidhje speciale me Kelmendin por pastaj foli për anëtarë të tjerë të bandave të organizuara të krimit në Bosnje si është Ramiz Delaliq ‘Celo’ që u vra në qershor të vitit 2007.

Në dëshminë e tij televizive, Radonçiq tha se para, gjatë dhe pas luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë, Celo ka vepruar si një vrasës i kontraktuar për udhëheqësinë politike të Bosnjës dhe shërbimin sekret të tyre, kur babai i Bakirit, Alija Izetbegoviq, udhëhoqi SDA-në.

Radonçiq tha se udhëheqësia e Bosnjës kishte urdhëruar Celon të vriste një pjesëtar të një dasme boshnjako-serbe më 1 mars të vitit 1992, që kujtohet si një nga ngjarjet që nxiti luftën në Bosnje.

Ai gjithashtu tha se Celo u mbyt me urdhra të ‘mafisë shtetërore boshnjake’ duke implikuar kështu udhëheqësinë e SDA-së dhe vetë Alija Izetbegoviqin.

Radonçiq përsëriti disa nga këto deklarata të hënën në ditën e fundit të dëshmisë.

Ai gjithashtu tha se udhëheqësia e SDA-së ishte mbrapa çështjes ligjore kundër tij që është në vazhdim në Bosnje që nga fillimi i vitit 2016 për dyshime për ndikim në dëshmitarë nga Radonçiq në gjykimin e Kelmendit në Prishtinë.

Radonçiq ishte arrestuar dhe liruar disa herë dhe në ndërkohë ka kaluar disa muaj në burg. Tani ai po mbrohet në liri.

I pyetur nga gjykata se a nënkupton liderin e ri të SDA-së, Bakir Izetbegoviq kur përmend ‘mafinë shtetërore të Bosnjës’, Radonçiq e mohoi duke thënë se kjo pyetje ishte sugjestive dhe jo korrekte ndaj partnerit në koalicion.

“Unë nuk dua ta komplikoj situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë me përgjigjet e mia“, shtoi Radonçiq.

Megjithatë, deklaratat e tij kanë zemëruar udhëheqësinë e SDA-së dhe Bakir Izetbegoviq dhe si rrjedhojë u mbajt mbledhja urgjente e udhëheqësisë të SDA-së.

“Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur dhe jo aktivë kur fliten gënjeshtra për SDA-në dhe Alija Izetbegoviqin”, tha Bakir Izetbegoviq, para se të theksojë se të dy partitë duhet të fokusohen në stabilitet të qeverisë më shumë se në grindje personale. /kallxo.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending