Connect with us

Lajme

Gjykatat në Kosovë problem me korrupsionin e nivelit të lartë

Published

on

Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” ka prezantuar sot raportin e monitorimit njëvjeçar të gjykatave në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan, sipas të cilit janë gjetur 15 raste të korrupsionit të nivelit të lartë në të cilat janë të përfshirë 140 persona, e 13 prej tyre zyrtarë të profilit të lartë.

Gjatë monitorimit njëvjeçar, Çohu në partneritet me CSD ka monitoruar 102 raste me 214 seanca gjyqësore në Gjykatat Themelore në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë, me ç’rast janë identifikuar shkelje të ndryshme në sistemin gjyqësor në  këto tri gjykata.

Sipas të gjeturave, shkeljet e identifikuara janë të natyrës teknike dhe procedurale, deri tek ato përmbajtësore.

Drejtori i “Çohu”, Arton Demhasaj, tha se përveç monitorimit që kanë bërë ata synojnë të ndikojnë edhe në rritjen e transparencës së organeve të drejtësisë në Kosovë.

Ai tha se kanë vendosur të ndërtojnë një data-bazë me të dhënat e çështjeve që ata kanë monitoruar, e cila do të jetë e qasshme për publikun, me ç’rast synohet që kjo të ndikojë që edhe organet e drejtësisë në Kosovë të ndjekin një shembull të tillë.

“Publiku ka një mungesë të besimit në institucionet e drejtësisë, krejt kjo për shkak se imazhi pak është i thyer në këtë aspekt. Kështu që tendenca jonë ka qenë që të kemi një projekt të tillë që me nxit që sidomos gjykatat të kenë sa më tepër të dhënat e hapura. Ne fillimisht kemi vendosë që të ndërtojmë një data-bazë. Përmes kësaj, edhe gjykatat, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial të fillojnë të ndërtojnë një praktikë të tillë që të gjitha ato dokumente që nuk pengojnë të drejtat e njeriut të jenë te qasshme dhe të jenë publike dhe të mos kemi nevojë që të kemi përmes kërkesave për qasje të kemi qasje në këto dokumente”, ka thënë Demhasaj.

Genc Nimoni nga “Çohu” tha se për këtë periudhë janë fokusuar kryesisht në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar me ç’rast siç tha ai, kanë përdorur dokumentet ligjore.

Ai duke folur për të gjeturat në secilën gjykatë, theksoi se Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila mbulon degët në Leposaviq, Zubinpotok dhe Vushtrri ka më shumë se 8 vite që është jofunksionale.

“Në bazë të strukturës organizative, kjo gjykatë mbulon degët në Leposaviq, Zubinpotok dhe Vushtrri. Nëse e shikojmë pak historikun, atëherë vërejmë që keni hyrë në vitin e nëntë prej kur është mbyllur gjyqësia për veriun në komunat e veriut. Për 5 vjet kemi pasur mostrajtim të lëndëve dhe për shkak të këtyre problemeve kemi pasur mospasje në drejtësi dhe shkelje të drejtave për gjykim të drejtë, e cila ka ndikuar në grumbullim dhe ri-adresim të lëndëve”, tha ai.

Nimoni tha se për shkak të kësaj mungese kanë konkluduar që përveç shkeljeve në gjykim atje ka pasur edhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Për më tepër, Nimoni u shpreh se sa i përket rasteve të korrupsionit në mënyrë të përgjithshme, ajo që ia vlen të theksohet sipas tij, është se vërehet një trend pozitiv i zgjidhjes së rasteve në prokurori nga viti 2015 në vitin 2016.

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se të gjeturat e monitorimit njëvjeçar të prezantuara sot, janë të rëndësishme dhe se nuk duhet të shihen si mangësi, por si objektiva.  Ai theksoi se shoqëria civile dhe gjyqësori mund të jenë faktorët kryesorë të funksionimit sa më të mirë të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Shpresoj se këto të gjetura do të jenë në funksion të zgjedhjes së vështirësive që ka sistemi gjyqësor por edhe një përfitim që mangësitë e gjetura të mos përsëriten në të ardhmen. Shoqëria civile dhe gjyqësori duhet të veprojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe ne mund të jemi korrigjuesi kryesor, gjegjësisht penguesi kryesor për ata që dëshirojnë të shohin të dështuar sistemin gjyqësor dhe prokuroria në shtetin tonë. Duhet të kemi parasysh që të gjeturat në raport janë të rëndësishme dhe mangësitë e gjetura duhet t’i shikojmë si objektiva që në të ardhmen duhet t’i përmirësojmë përmes punës profesionale dhe ngritjes së vetëdijes për rolin më aktiv në respektimin e dispozitave procedurale në mbrojtjen e të drejtave të palëve në procedurën penale”, tha Lumezi.

Sipas tij, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit gjyqësor dhe prokuroria, dhe një nga pengesat themelore për zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ndryshe, Çohu! dhe CSD vlerësojnë se dënimet e ulëta dhe, hedhja poshtë e aktakuzave dhe i zyrtarëve të kualifikuar si zyrtar me profilin e lartë, dëshmon edhe njëherë për shkallën e ulët të luftimit dhe ndëshkimit të korrupsionit të lartë në Kosovë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending