Gjykata Kushtetuese: Rrëzoi dy presidentë, e la PDK-në pa kryeministër qe 6 vjet, rrëzoi “Zajednicën”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka konsideruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese “të padrejtë” ndërkohë që ka thënë se nuk do ta pranojë. Ndërkohë, aktivistët dhe simpatizantët e partisë së tij kanë linçuar gjyqtarët e këtij institucioni. Por, a ishte politike në vendimet e saj Gjykata Kushtetuese?

Natyrisht, kryeministri në detyrë Kurti mund ta çojë lëndën edhe në Komisionin e Venecias për të marrë një opinion mbi rastin që ai e konsideron si “vjedhje të votave të popullit”. Por megjithatë, e kaluara e Gjykatës Kushtetuese e përgënjeshtron Kurtin dhe aktivistët e partisë së tij.

Kurti ka prapa vetëm 26,27 për qind të më pak se 50 për qind të qytetarëve të Kosovës që morën pjesë dhe votuan në zgjedhjet e 6 tetorit. Por, kjo nuk e ndalon atë që të rrënojë besueshmërinë edhe të një institucioni tjetër, përcjell Periskopi.

Ky institucion kishte rrëzuar presidentin e parë të Kosovës së pas-pavarësisë, Fatmir Sejdiun, pasi ky i fundit po ushtronte njëkohshëm edhe detyrën e kryetarit të një partie, LDK-së. Sejdiu e kishte pranuar vendimin e Gjykatës dhe kishte dhënë dorëheqje. Kjo dorëheqje i kishte shkaktuar atij praktikisht humbjen edhe të LDK-së, dhe margjinalizimin nga politika.

Një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi një tjetër president të zgjedhur, Behgjet Pacollin. Madje, Pacolli nuk kishte bërë asgjë në shpërputhje me Kushtetuesen, por pas vetëm rreth 1 muaji, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin që thoshte se Kuvendi e kishte zgjedhur Pacollin president në formë anti-kushtetuese pasi nuk kishte respektuar procedurat e parapara.

Më pas kishim aktgjykimin e korrikut të vitit 2014, i cili efektivisht ia pamundësoi partisë së parë që të kishte të drejtën ekskluzive për të formuar qeverinë e vendit ashtu siç kishte shpresuar PDK-ja.

Kjo bëri që PDK-ja, edhe pse kishte dalë e para në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014 nuk do ta merrte pozitën më të rëndësishme në Qeveri, atë të kryeministrit. Kjo pozitë do t’i takonte Isa Mustafës.

Në fakt, ky vendim i Kushtetueses do t’ia pamundësonte PDK-së që ta merrte pozitën e kryeministrit prej vitit 2014 e këndej, duke qenë se edhe në vitin 2017 iu desh të formonte një koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nisman, duke i dhënë kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt.

Ndërkohë që një tjetër vendim ishte edhe ai për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që i takonte një marrëveshjeje të nënshkruar nga Isa Mustafa si kryeministër i Kosovës.

Kushtetuta gjeti se e ashtuquajtura “Zajednicë” nuk përputhej me Kushtetutën e Kosovës në 22 pika të saj. Një vendim i tillë pamundësoi realizimin e marrëveshjes dhe formimin e saj.

Marrë parasysh këto, por edhe vendimet e tjera të saj është e zorshme të kuptohet se si mund t’i mohohet kredibiliteti këtij institucioni pa pasur asnjë provë të vetme që do ta rrënonte atë./Periskopi

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION