Gjykata jep vendimin për 25-vjeçaren që e arrestuan për përhapje paniku

Periskopi.com Lajme

Lirohet nga qelia dhe lihet ne detyrim për paraqitje 25-vjecarja Xhulia Aliaj, e vene ne pranga dy dite me pare, për përhapjen e panikut, me ane te publikimeve te bëra ne rrjetin social Facebook.

Seanca për vlerësimin e masës se sigurisë është bëre mesditën e sotme dhe gjykata ka vendosur për të vënë “detyrim paraqitje’.

Avokati i saj mbrojtës, me një shënim ne faqen e tij ne FB, shkruante pak para nisjes se seancës se porosia e Xhulias ishte e qarte:

“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajs kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor”.

Policia ne momentin e ndalimit te saj njoftoi se “Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve’.

Përpos kësaj, policia beri me dije se “Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital”.

Shpërndaje në: