Connect with us

Lajme

Gjuriq: Kosova po bën llogari të gabuara, Serbia nuk do ta njoh

Published

on

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se Prishtina është duke i bërë llogaritjet e gabuara, duke u përpjekur që dialogu në Bruksel të duket si një dështim i Serbisë.

Gjuriq tha se përfaqësuesit e Prishtinës duke shkuar nga kryeqyteti në kryeqytet, dhe duke u përpjekur për të bindur vendet e zhvilluara se dialogu nuk punon, kjo nuk do të jep rezultate, të cilat sipas tij bëhen që  të vënë presion mbi Serbinë për ta njohur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës.

Për këtë qëllim, Gjuriq tha se Prishtina minon zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, pengon normalizimin e funksionimit të institucioneve në fusha të ndryshme, duke theksuar çështjen e statusit të përhershëm me dëshirën për të treguar se dialogu nuk po funksionon, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

“Natyrisht këto janë llogaritje  plotësisht të gabuara, Serbia në bashkësinë ndërkombëtare nuk është në një pozicion të tillë që ata mund ta imagjinojnë. Serbia tani është shumë më i respektuar në Perëndim se sa në vitin 1999 dhe 2008, kur u shpall pavarësia”, ka thënë Gjuriq.

Në një intervistë për TV Most nga Zveçani ai theksoi se kjo është një “llogaritje e gabuar” dhe se Serbia nuk përballet me këtë lloj vendimi.

“Edhe nëse përballemi me atë lloj të vendimit, të gjithë vendimmarrësit edhe në lindje dhe perëndim, veri e dhe jug, e kanë të qartë se çfarë është përgjigja e Serbisë.

Prishtina do të bllokojë një jetë normale, për të treguar se zgjidhja e vetme është që ta njohim pavarësinë e Kosovës, ka thënë Gjuriq.

“Unë duhet t’i zhgënjej ata, jo vetëm që nuk do të ndodhë në këtë dialog,  por ajo kurrë nuk do të ndodhë. Serbia dhe populli serb nuk do ta pranojnë atë”, ka thënë Gjuriq dhe arriti në përfundimin se vendosja e pozitave politike duhet të zëvendësohet me një politikë të bashkëpunimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending