Gjermania do t’i dëbojë një numër rekord të azil kërkuesve të refuzuar

Gjermania e dëboi një numër rekord prej 80.000 emigrantësh të cilëve iu ishte refuzuar azili vitin e kaluar, por kjo shifër do të rritet gjatë këtij viti, sipas një zyrtari të lartë gjerman.

Periskopi.com Lajme

Me këtë kancelarja Angela Merkel është duke kërkuar që ta rifitojë përkrahjen e votuesve konservatorë para zgjedhjeve të shtatorit.

Shefi i stafit i partisë së Merkelit, Peter Altmaier, ka thënë për gazetën Bild am Sonntag se gati gjysma e 700.000 kërkesave për azil të bëra në vitin 2016, janë refuzuar, duke lënë të kuptohet se edhe këtë vit do të këtë një numër rekord dëbimesh.

“Ne i kthyem në shtëpitë e veta 80.000 persona vitin e kaluar, të cilëve kërkesat për azil iu ishin refuzuar – kjo përbën një numër rekord,” ka thënë Altmaier.

Por ai ka thënë se ky numër do të rritet këtë vit.

“Ky numër do të rritet përsëri. Nga 700.000 aplikacione për azil, diku 300.000 janë refuzuar. Do t’i kthejmë të shtëpitë e veta këta njerëz. E nëse nuk e bëjmë, atëherë besueshmëria si shtet mbi sundimin e ligjit do të na dëmtohet,” ka shtuar ai.

Shpërndaje në: