Connect with us

Intervista

Gjermania të dëshmojë se di të udhëheq

Situata gjeopolitike në botë nuk ka qenë kurrë kaq e trazuar sa sot. Politologu Ian Bremmer thotë në intervistë me Deutsche Welle se tani ka ardhur koha që Gjermania të dëshmojë se di të udhëheq.

Published

on

 

Deutsche Welle: Cilat janë pritshmëritë nga Konferenca e Sigurisë në Mynih?

Pres që të kemi shumë shqetësime, por dhe shumë kujdes. Njerëzit duan të dinë, se si do të jetë politika e jashtme amerikane. Sigurisht ka një botëkuptim pas fjalisë “America first”, por sa i aftë është Trump ta bëjë këtë realitet? Sa do të dëgjojë ai zëra të moderuar nga ekipi i tij si Rex Tillerson apo gjenerali James Mattis?

Ka ndryshime në rendin botëror aktualisht. Ju organizoni Forumin për Të Ardhmen e Perëndimit. Si mendoni çfarë do të sjellë e ardhmja?

Duket qartë që po përjetojmë një lloj rënieje. Pyetja që shtrohet është, nëse gjërat do të stabilizohen në këtë pikë. Duket shumë e vështirë të flasësh për perëndimin, kur BE thotë: “Na lejoni të mbajmë një samit me Kinën, sepse duam të mënjanojmë proteksionizmin dhe të mbajmë tregjet e lira.” Kinezët nuk janë partneri i natyrshëm për këtë, por me sa duket janë bërë në kontekstin e “America First” të qeverisë Trump.

“Liberalizmi vështirë të nxitet”

Perëndimi nuk është shumë i bashkuar, nuk ka një fuqi drejtuese të qartë, dhe kjo me siguri do të thotë, se liberalizmi dhe rendi liberal jo vetëm është vështirë të nxiten, por nën Trump as nuk do të mbështeten aktivisht, si në fushën e tregtisë së lirë dhe ashtu edhe atë të vlerave.”

Flitet shumë për Gjermaninë si liderja e re e botës së lirë. Një rrezik i madh, që ju shihni për vitin 2017 është dobësimi i Angela Merkelit. Pse mendoni kështu?

Tani kemi situatën. Ose një Merkel që rizgjidhet kancelare me një mandat të vështirë, si brenda vendit, brenda koalicionit, por edhe brenda Europës. Ose Merkeli nuk është më kancelare. Nga viti 2008 me shpërthimin e krizës financiare, kemi pasur besimin, se Gjermania mban përgjegjësi, që ka pasur përgjigje për krizat dhe aftësi këmbëngulëse.

Të mos harrojmë drejt Europës po drejtohen kriza të reja: Mendoni për pasigurinë gjeopolitike në botë, nisur nga Lindja e Afërt, Rusia dhe marrëdhëniet e paqarta me SHBA. Të gjitha këto janë si thikë në kurriz të kontinentit europian. Prandaj nevoja për një lidership të fortë gjerman që pas kohës së pasluftës nuk ka qenë kurrë më e madhe sa sot. Edhe për gjermanët sfida për t’iu përgjigjur kësaj bëhet edhe më e madhe.

Ju keni thënë se Gjermania dhe SHBA nga fillimi i periudhës së pasluftës nuk kanë pasur kurrë kaq pak ujdi. Nuk është e vështirë për Merkelin në këtë situatë të tregojë lidershipin, për të cilin ju bëni fjalë?

Sigurisht kjo prek marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Tani shtrohet pyetja, në cilën masë Gjermania ia shtrin dorën edhe vendeve të tjera, Kinës për shembull. Në takimin në Davos këtë vit apo në takimin e APEC-ut në Lima, presidenti kinez, Xi Jinping ka mbajtur fjalime që priteshin në fakt nga presidentët amerikanë më parë. Besoj se nga pala gjermane do të ketë shumë më tepër përpjekje për të bashkëpunuar me kinezët për të ruajtur stabilitetin.

“Një situatë politike me rreziqe”

Mendoni për shembull për ndryshimin e klimës. Apo për paqen në Lindjen e Afërt. Do të jetë e vështirë për Gjermaninë të punojë me këtu amerikanët dhe rusët. Por kinezët, të cilët marrin më shumë energji nga Lindja e Afërt se kushdo tjetër, kanë interes. Problemi është që Gjermania dhe Kina si në politikën e brendshme edhe në resurset diplomatike apo ushtarake janë të kufizuara. Vetëm në frontin ekonomik si Gjermania edhe Kina janë në gjendje të tregojnë peshën e duhur.

Ju jeni ekspert për rreziqet politike. Në kohë të tilla sa e vështirë është të hedhësh sytë tek rreziqet?

Ky është fillimi i një recesioni gjeopolitik. Çështja që shtrohet është se këtu  bëhet fjalë për cikle afatgjata. Por mund të them se kjo është situata politike më me rreziqe që nga fillimi i karrierës sime në vitet 90-të. Por kemi avantazhe dhe disavantazhe. Dhe aty ku ka paqëndrueshmëri, ka edhe shanse, të mos e harrojmë këtë.

Politologu amerikan Ian Bremmer është i specializuar për rreziqet globale politike dhe është iniciator i Indeksit Global për Rreziqet Politike (GPRI) në Wall Street.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending