Gjermania e Austria e duan Ballkanin në BE, presidentët kërkojnë vëmendje më të madhe ndaj Kosovës, Shqipërisë …

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier zhvilloi vizitën e parë në Austri në funksionin e presidentit. Në takimin me presidentin austriak Van Der Bellen ata u shprehën për më shumë ndihma për Ballkanin Perëndimor.

Presidentet e dy vendeve fqinj gjatë një takimi të përbashkët bënë thirrje, që vendet e BE-së t’i kushtojnë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja do të bënte mirë, që t’u ofrojë dorën konkretisht gjashtë vendeve”, tha presidenti i Gjermanisë Frank-Valter Steinmeier në takimin e parë me kreun austriak të shtetit Alexander Van der Bellen në Vjenë. Gjendja e vendeve pasuese të ish-Jugosllavisë vazhdon të jetë e vështirë, tha Steinmeier.

Atij i është bërë së fundi e qartë, se “stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i garantuar, nëse ruhet perspektiva europaine”. Edhe presidenti i Austrisë Van der Bellen u shpreh për më shumë “vëmendje” të BE-së ndaj Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Në rajon mbizotërojnë konfliktet etnike. Përveç kësaj Rusia përpiqet të zgjerojë influencën n? Ballkan. BE-ja anëtarësimin e mundshëm të gjashtë vendeve e ka kushtëzuar me një proces me disa etapa.

Gjatë vizitës së tij të parë në Vjenë, qeveria e së cilës ndjek një kurs kundër emigrantëve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet në nivel kombëtar për problemin e refugjatëve.

Austria diskuton mbylljen e kufijve.

“Kush e anashkalon Europën në zgjidhjen e domosdoshme aktualisht, vepron me dritshkurt? si, sipas mendimit tim”, tha Steinmeier. Nëse kërkohen ndryshime në itinerarin e Mesdheut më të përdorur aktualisht prej  refugjatëve, mbetet gjithmonë çështja e menaxhimit konkret. Në Austri ministri i Jashtëm, Sebastian Kurz (ÖVP) mbështet kërkesën për mbylljen e itinerarit të Mesdheut. “Është evidente, që refugjatëve që vijnë në Mesdhe ne duhet t’u japim arsye për të qëndruar në atdheun e tyre”, u shpreh Steinmeier duke bërë thirrje për zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Van der Bellen u shpreh në kontekstin e spekulimeve për një mbyllje të mundshme të kalimit kufitar n? Brenero mes Austris? dhe Italisë, që kjo të mos ekzagjerohet.  Masat e fundit të qeverisë së Vjenës në këtë drejtim janë “masa të përgatitjes teorike për një rast ekstrem, që në fakt nuk është ende konkret”.

Në programin e Steinmeierit ishte edhe një takim me kancelarin e Austrisë, Christian Kern (SPÖ) si dhe një bisedë me intelektualë, ku merrnin pjesë ndër të tjerë shkrimtari austriak Robert Menass edhe filozofi Konrad Paul Liessmann. /Dw

Shpërndaje në: