Gjermanëve nuk iu bën për pandeminë: Bayern Munich planifikon të luajë para 24 mijë tifozëve

Periskopi.com Sporti

Megjithëse koronavirusi është ende prezent në botë, klubet po bëjnë plane për t’i rikthyer tifozët në stadiume.

Drejtuesit e Bayern Munichut janë duke përpiluar një plan në detaje, në mënyrë që në edicionin e ri të ketë tifozë në tribuna.

Plani është që numri maksimal i tifozëve në tribuna të jetë 24 mijë, ose një e treta e kapacitetit.

Parashihet të mbahet një distancë mes tifozëve prej 1.5 metra, dhe që tifozët të mbajnë maska çdo herë.

Pastaj, ata duhet të mos kenë kontakt me sigurimin, pra duke blerë bileta në internet.

Sidoqoftë, Bayern Munich fillimisht do ta testojë planin me pesë mijë tifozë.

Shpërndaje në: