Gjermanët nuk e duan më Merkel si kancelaren e tyre

Kancelarja e tanishme e Gjermanisë Angela Merkel thuhet se do te humbë nga lideri i Partisë Social Demokrate (SPD) , Martin Schulz sipas një sondazhi i cili është bërë të premten me votim të drejtpërdrejtë, shkruan Sputnik, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Tani 49% e gjermanëve duan ta shohin si kancelarin e tyre të ardhshëm Schulz, ndërsa Merkel është mbështetur vetëm nga 38%, duke treguar një rritje të ndjeshme për kundër-kandidatin e saj që nga fundi i janarit, kur ai ishte mbështetur vetëm nga 40% e gjermanëve.

Gjithashtu, 34 % e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për (CDU) dhe partinë (CSU), ndërsa SPD tani po mbështetet nga 30% duke dëshmuar një rritje më mbresëlënëse që nga fundi i janarit,  pjesa tjetër do të votojnë për partitë më të vogla.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani janë planifikuar të mbahen më 24 shtator, ndërsa partia konservatore e Gjermanisë ka rënë dakord që ta emërojë Merkel si kandidatin për kancelar ndërsa ish-presidenti i parlamentit evropian Schulz u propozua nga SPD, më 29 janar. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: