Connect with us

Botërori 2018

Gjëra interesante të këtij Botërori që ndoshta nuk i keni vërejtur

Published

on

Finalja e Rusi 2018 mes Francës dhe Kroacisë ka qenë një ndeshje shumë e veçantë, por mbi të gjitha ka dhuruar disa statistika e kuriozitete të rralla. 

Këto janë rastësitë e çuditshme që kanë të bëjnë me Perunë e Danimarkën, pa harruar këtu edhe rekordin e interistëve.

4 – Franca, me moshën mesatare 26 vite e 11 ditë, u bë përfaqësuesja e katër më e re në moshë që fiton Botërorin. Më e reja ishte e Brazilit në vitin 1970 (25 vjet e 70 ditë).

0 – Franca u bë përfaqësuesja e parë në historinë e të gjithë Botërorëve që fiton titullin me sulmuesin e saj titullar (Zhiru) që nuk ka bërë qoftë edhe një gjuajtje të vetme në kuadrat në ndeshjet që ka luajtur.

2 – Lukas Hernandez dhe Antuan Grizman janë dy lojtarët e parë të historisë së Atletiko Madrid që fitojnë një Kupë Bote.

Peruja – Kampione në Kupat e Botës ku ka marrë pjesë Peru:
1930: Uruguai (luajti kundër Perusë)
1970: Brazil (luajti kundër Perusë)
1978: Argjentina (luajti kundër Perusë)
1982: Italia (luajti kundër Perusë)
2018: Franca (luajti kundër Perusë)

Danimarka –  Përfaqësuesja e Danimarkës ka hyrë në histori si e vetmja që e cila ka luajtur kundër dy finalistëve të një turneu dhe nuk është mposhtur nga asnjë prej tyre (pa përfshirë penalltitë), duke mos qenë gjithashtu asnjëherë në disavantazh në këto sfida.

12- Dejan Lovren u bë lojtari i 12 në histori që humb në të njëjtin vit edhe finalen e Ligës së Kampioneve, edhe atë të Botërorit. U bashkohet emrave si Balak, Rumenige, Lidholm e Roben.

11- Rafael Varane u bë futbollisti i 11 i cili fiton në të njëjtin vit edhe Ligën e kampioneve, edhe Kupën e Botës. I bashkohet emrave si Bekenbauer, Myler, Roberto Karlos e Karrembë.

3 – Didier Deshamp u bë personi i tretë pas Mario Zagallo dhe Franc Bekenbauer që fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner.

2 – Kilian Mbape, në moshën 19 vjeç e 207 ditë, u bë adoleshenti dhe njëkohësisht futbollisti i dytë më i ri që shënon në finalen e Kupës së Botës që në periudhën kur shënoi Pele (17 vjeç e 251) ditë) në finalen e Botërorit 1958.

2 – Gol dhe autogol në të njëjtën ndeshje Botërori. Ajo që bëri Mario Manxhukiç ka vetëm një precedent në vitin 1978, në ndeshjen kur Brandts i Holandës realizonte kundër Italisë.

1 – Pol Pogba u bë lojtari i parë i Mançester Junajtid që shënonte në finalen e një Botërori.

2 – Ivan Perishiç barazoi Marko Materacin si lojtarët e vetëm që kanë shkaktuar penallti dhe shënuar gol në finalen e Kupës së Botës. Të dy, si lojtarë të Interit.

8 – Interi është skuadra lojtarët e të cilës kanë shënuar më shumë gola në finalet e Botërorëve (8), duke lënë pas Santos (5) dhe Juventus (5)

1 – Mario Manxhukiç u bë lojtari i parë që shënonte autogol në historinë e finaleve të Botërorëve. Më pas, ai u bë futbollisti i 5 që ka shënuar edhe në një finale të Champions, edhe në një të Kupës së Botës.

19 – Vazhdon rekordi i dyshes Pogba-Kante. Kjo ishte ndeshja e 19 kur ata luajnë së bashku si titullarë të Francës. Përfaqësuesja nuk ka humbur asnjë prej këtyre takimeve (15 fitore, 4 barazime).

 

Botërori 2018

Batuta e ish-kreut të FIFA-s: Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in

Published

on

By

“Një Kupë Bote e shkëlqyer! Komplimente për organizimin dhe veçanërisht Rusisë! Në fund qielli po qante për Kroacinë dhe për vendimin e VAR-it”.

Është ky postimi në “Twitter” i ish-presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, pas finales Francë-Kroaci.

Zvicerani i larguar nga kreu i qeverisë botërore të futbollit mes skandaleve, ishte një i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë muajit të turneut.

82-vjeçari ka qenë një nga kundërshtarët e përdorimit të VAR-it në Kupën e Botës me argumentin se teknologjia nuk duhej të eksperimentohej gjatë turneut.

“Një ndryshim kaq i rëndësishëm nuk mund të eksperimentohet në Botëror”, përsëriste njeriu që e drejtoi FIFA-n për 17 vite.

Continue Reading

Botërori 2018

Fermeri italian e ‘gdhend’ figurën e Kupës Botërore në fushën e tij në shenjë falëndërimi për rusët

Published

on

By

Traktoristi iltalian Dario Gambarin ka ‘krijuar’ një imazh gjigand të Kupës Botërore së bashku me emrin e kampionëve të sapo-kurorëzuar, Franca, në një fushë pranë qytetit Verona në Italinë veriore.

Gambarin ka përdorur traktorin e tij si një mënyrë për të pluguar fushën në krijimin e një imazhi masiv në të cilën mund të shihet nga qielli.

‘Artisti i tokës’ gjithashtu emrin “Russia” e ka shënuar sipas alfabetit rus cirilik për t’i dhënë merita të mëdha në menaxhimin e turneut më të madh botëror.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terrene dedikuar ngjarjeve globale, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Vitin e kaluar, ai ka bërë edhe një portret të madh të liderit rus Vladimir Putin i cili ishte pjesë e samitit të G20 në Gjermani, ku ai mori pjesë së bashku me liderët e tjerë botëror.

Fermeri italian gjithashtu ka ‘gdhendur’ figura të tjera në fushën e tij, përfshirë ish presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, Papën Francis, ish presidentin e Afrikës Jugore Nelson Mandela, dhe presidentin e tanishëm amerikan Donald Trump./Periskopi/

Continue Reading

Botërori 2018

Ja ku mund ta votoni golin më të mirë të Botërorit, aty është edhe goli i Januzajt

Published

on

By

Kampionati Botëror Rusia 2018 tani cilësohet si njëri ndër më të mirët të mbajtur ndonjëherë. Ky Botëror ka dhuruar emocione, pasion dhe entuziazëm për adhuruesit e futbollit kudo në botë. Në këtë Botëror ka pasur mjaft momente dhe gola të bukur.

FIFA e ka dhënë një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë ta votojnë golin më të bukur të këtij Botërori që përfundoi me Francën kampione, e cila e mposhti Kroacinë në finale me rezultatin 4-2, shkruan Express.

Votimi është shumë i thjeshtë, në postimin e FIFA-së në Twitter është linku për ta votuar golin më të mirë, në garë janë 18 gola prej tyre edhe goli i Adnan Januzajt, të cilin e shënoi në ndeshjen kundër Anglisë.

Afati për të votuar është deri më 23 korrik.

Më poshtë mund ta shihni linkun dhe mundësinë për të votuar:

Continue Reading

Trending