Gjatë janarit, shporta e konsumatorit për 0.8 për qind më e shtrenjtë

Për produktet bazike si qumështi, djathi, vezët, sheqeri, pemët dhe perimet qytetarët e Kosovës kanë paguar më shtrenjtë për 0.8 për qind në janar se sa në muajin paraprak.

Periskopi.com Lajme

 

Kështu, derisa në dhjetor të vitit të kaluar 30 copë vezë kanë kushtuar rreth 2.90 euro, çmimi i tyre është rritur në 3.10 euro në muajin janar të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Konsumatorët kanë paguar 42 centë më shumë për një kilogram çaj, ndërsa 23 centë më shumë për një kilogram kafe të bluar. Rritje të çmimeve ka pasur edhe për domate, prej 82 centë sa ishte në dhjetor të vitit të kaluar ai është ngritur për 38 centë më shumë në janar të këtij viti. Edhe specat janë shtrenjtuar për 54 centë kilogrami.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në “Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit” për muajin janar 2017. Sipas këtyre të dhënave del se indeksi i harmonizuar i tërësishëm i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.8 për qind në muajin janar, krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas këtyre të dhënave, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.7 për qind në muajin janar 2017, krahasuar me muajin janar 2016.

Shpërndaje në: