Connect with us

Botërori 2018

Giroud, kampion bote pa goditur kurrë portën

Published

on

Shumëkush ka kritikuar Oliver Giroud për paraqitjet e tij në fushë, ndërsa të tjerë kanë kritikuar trajnerin Deschamps, përse i besoi vazhdimisht formacionin një futbollisti që nuk rrezikoi kurrë portën kundërshtare.

Por, Franca arriti të shpallet kampione e botës këtë muaj, edhe me kontributin e sulmuesit që mbeti në hije, pavarësisht se puna e tij dhe lëvizjet në fushën e blertë ndihmuan jo pak ekipin.

Futbollisti i Chelseat dha kontributin e tij në rrugëtimin fantastik të “bluve” deri në finalen e Moskës, e sigurisht edhe në 90 minutat e fituara ndaj kroatëve. Por, e bëri këtë jo siç mendonin të gjithë, me gola me peshë.

Në një skuadër që përfshin edhe Mbappe apo Griezmann, pesha e repartit sulmues nuk mbahet në supet e një lojtari të vetëm. Por, statistikat e këtij Botërori janë të pamëshirshme me Oliver Giroud.

Jo vetëm që futbollisti i Chelseat nuk arriti të realizojë qoftë edhe një gol, por bën habi që trajneri Deschamps e saldoi në formacion edhe kur kishte të gjithë kundër. Giroud nuk arriti të godasë qoftë edhe një herë brenda në portë, një e dhënë e diskutueshme për një lojtar që mbajti një peshë të madhe në ekipin kampion të botës.

Përveç 20 minutave në debutim ndaj Australisë, Giroud nuk arriti të shënjestrojë kuadratin e rivalëve edhe në 6 ndeshjet e tjera, që çuan Francën në fronin e Botërorit. Ndaj Perusë, Danimarkës, Argjentinës dhe Uruguajit, ai luajti për 90 minuta, ndërsa me Belgjikën dhe Kroacinë thuajse të gjithë lojën.

Giroud nuk la shenjën e tij, por vite më vonë do të kujtohen se ai ishte kampion bote, me ose pa gola.

Botërori 2018

Batuta e ish-kreut të FIFA-s: Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in

Published

on

By

“Një Kupë Bote e shkëlqyer! Komplimente për organizimin dhe veçanërisht Rusisë! Në fund qielli po qante për Kroacinë dhe për vendimin e VAR-it”.

Është ky postimi në “Twitter” i ish-presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, pas finales Francë-Kroaci.

Zvicerani i larguar nga kreu i qeverisë botërore të futbollit mes skandaleve, ishte një i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë muajit të turneut.

82-vjeçari ka qenë një nga kundërshtarët e përdorimit të VAR-it në Kupën e Botës me argumentin se teknologjia nuk duhej të eksperimentohej gjatë turneut.

“Një ndryshim kaq i rëndësishëm nuk mund të eksperimentohet në Botëror”, përsëriste njeriu që e drejtoi FIFA-n për 17 vite.

Continue Reading

Botërori 2018

Fermeri italian e ‘gdhend’ figurën e Kupës Botërore në fushën e tij në shenjë falëndërimi për rusët

Published

on

By

Traktoristi iltalian Dario Gambarin ka ‘krijuar’ një imazh gjigand të Kupës Botërore së bashku me emrin e kampionëve të sapo-kurorëzuar, Franca, në një fushë pranë qytetit Verona në Italinë veriore.

Gambarin ka përdorur traktorin e tij si një mënyrë për të pluguar fushën në krijimin e një imazhi masiv në të cilën mund të shihet nga qielli.

‘Artisti i tokës’ gjithashtu emrin “Russia” e ka shënuar sipas alfabetit rus cirilik për t’i dhënë merita të mëdha në menaxhimin e turneut më të madh botëror.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terrene dedikuar ngjarjeve globale, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Vitin e kaluar, ai ka bërë edhe një portret të madh të liderit rus Vladimir Putin i cili ishte pjesë e samitit të G20 në Gjermani, ku ai mori pjesë së bashku me liderët e tjerë botëror.

Fermeri italian gjithashtu ka ‘gdhendur’ figura të tjera në fushën e tij, përfshirë ish presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, Papën Francis, ish presidentin e Afrikës Jugore Nelson Mandela, dhe presidentin e tanishëm amerikan Donald Trump./Periskopi/

Continue Reading

Botërori 2018

Ja ku mund ta votoni golin më të mirë të Botërorit, aty është edhe goli i Januzajt

Published

on

By

Kampionati Botëror Rusia 2018 tani cilësohet si njëri ndër më të mirët të mbajtur ndonjëherë. Ky Botëror ka dhuruar emocione, pasion dhe entuziazëm për adhuruesit e futbollit kudo në botë. Në këtë Botëror ka pasur mjaft momente dhe gola të bukur.

FIFA e ka dhënë një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë ta votojnë golin më të bukur të këtij Botërori që përfundoi me Francën kampione, e cila e mposhti Kroacinë në finale me rezultatin 4-2, shkruan Express.

Votimi është shumë i thjeshtë, në postimin e FIFA-së në Twitter është linku për ta votuar golin më të mirë, në garë janë 18 gola prej tyre edhe goli i Adnan Januzajt, të cilin e shënoi në ndeshjen kundër Anglisë.

Afati për të votuar është deri më 23 korrik.

Më poshtë mund ta shihni linkun dhe mundësinë për të votuar:

Continue Reading

Trending