Giggs mohon spekulimet që e lidhin me Swansean

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me marrjen e detyrës së trajnerit te Swansea City.

Ditëve të fundit është spekuluar shumë nga mediat evropiane se uellsiani do të merrte së shpejti detyrën në fjalë, por ai thotë se nuk ka kontaktuar me klubin nga Uellsi në lidhje me këtë çështje.

“Nuk ka pasur kontakte me Swansea City, por, në çdo rast, atje është një trajner”, deklaroi Giggs.

“Unë jam i lumtur me jetën jashtë lojës dhe jam duke shijuar punën në media”.

“Do të dëshiroja të kthehem në futboll si trajner, por kjo mund të ndodhë më vonë dhe jo tani”, përfundoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: