Giani De Biassi rikthehet në Shqipëri, por si trajner i një tjetër kombëtareje

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e parë që zhvillohet sot në ndeshjet ndërkombëtare është ajo mes Azerbaixhanit dhe Qipros, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” (për shkak të konfliktit mes Azerbaixhanit dhe Armenisë për Nogorno-Karabagh).

Giani De Biassi, trajner i azerëve, rikthehet në stadiumin ku nën drejtimin e Shqipërisë zhvilloi disa nga ndeshjet historike të kuqezinjve në rrugëtimin drejt finaleve të “Euro 2016”, që shënon pjesëmarrjen e parë dhe të vetme të Shqipërisë në një event madhor të futbollit.

Kjo ndeshje nis nga ora 18:00.

 

Shpërndaje në: