Connect with us

Kulturë

George Steiner: Planeti po mbyllet, filozofia e letërsia po rrezikohen

…kultura e lartë ka falimentuar përballë barbarisë. Të mos harrojmë që të dyja luftërat botërore ishin luftëra civile evropiane. Gjermania, vendi i Hegel-it, Fichte-s dhe Schelling-ut, matricë e mendimit filozofik, ka njohur më të keqen e barbarisë. Humanizmat nuk na kanë mbrojtur; përkundrazi, shpesh ato kanë qene aleatë të antihumanizmit.

Published

on

Evropa po jeton një krizë të thellë. Sipas mendimit tuaj, a është i mundur shkatërrimi i saj?

George Steiner: Në gjendjen e saj aktuale, është i mundur. Por, në një mënyrë apo një tjetër, do t’ia dalim mbanë. Ironia, është që Gjermania do të dominojë përsëri. Le të prapsemi pak. Mes muajit gusht 1914 dhe muajit maj 1945, Evropa, nga Madridi në Moskë, nga Kopenhaga në Palermo, ka humbur 80 milionë qenie njerëzore në luftërat, internimet, kampet e vdekjes, zitë e bukës, bombardimet. Mrekullia është se ajo ka mbijetuar. Por ringjallja e saj nuk ka qenë veçse e pjesshme. Evropa kalon sot një krizë dramatike; ajo është duke sakrifikuar një brez, brezin e ri, i cili nuk beson në të ardhmen. Kur isha i ri kishte lloj-lloj shpresash: Komunizmi, e çfarë shprese! Fashizmi, që është gjithashtu një shpresë, por që nuk duhet të gabohesh. Ekzistonte, po ashtu, për çifutët, sionizmi. E plot, e plot… Të gjitha këto nuk i kemi më. Gjatë rinisë, po nuk u mbajte nga një shpresë, qoftë dhe e rremë, çfarë mbetet ? Asgjë. Ëndrra e madhe mesianike socialiste përfundoi te gulagu dhe François Hollande – e marr emrin e tij si simbol, nuk kritikoj personin e tij.

Fashizmi u zhyt në tmerr. Shteti izraelit, domosdoshmërisht që duhet të mbijetojë, por nacionalizmi i tij është një tragjedi, thellësisht e kundërt me mençurinë çifute, që është kozmopolite.

Unë vetë dua që të jem një endacak. Jetoj sipas devizës të Baal Shem Tov, rabin i madh i shekullit XVIII: “E vërteta është gjithmonë në ekzil.”

Po mondializimi a e favorizon këtë endje?

George Steiner: Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë gjeografike. Kur linim Anglinë, mund të shkonim në Australi, në Indi, në Kanada; sot nuk ka më të drejtë pune.

Planeti po mbyllet. Çdo natë qindra vetë përpiqen që të kapin Evropën që nga Magrebi. Planeti është në lëvizje, po drejt çfarë gjëje? I tmerrshëm është sot fati i emigrantëve. Më nderuan në Gjermani me një fjalim që mbajta përpara qeverisë. E mbylla me këto fjalë: “Zonja e Zotërinj, tani të gjitha yjet po bëhen të verdha.”

Me gjithë këto, a ndiheni ju evropian?

George Steiner: Evropa mbetet vendi i masakrës, i pakuptueshmërisë, po gjithashtu i kulturave që dua. I kam borxh gjithçka dhe dua të jem aty ku janë të vdekurit e mi. Dua të qëndroj jo larg Shoah-s, atje ku mund të flas katër gjuhët e mia. Kjo është qetësia ime madhe, lumturia ime, kënaqësia ime. E kam mësuar italishten pas anglishtes, frëngjishtes e gjermanishtes, tri gjuhët e fëmijërisë. Nëna ime fillonte një frazë në një gjuhë dhe e përfundonte në një tjetër, pa e kuptuar. Nuk kam patur gjuhë amtare, por, ndryshe nga mendimet e pranuara prej të gjithëve, kjo është mjaft e zakonshme.

Në Suedi kemi finlandishten dhe suedishten; në Malezi, fliten tri gjuhë. Ideja e gjuhës amtare është një ide tepër nacionaliste e romantike. Njohja e disa gjuhëve më ka lejuar që të jap mësim, të shkruaj Après Babel: Une poétique du dire et de la traduction dhe të ndihem gjithkund si në shtëpinë time. Çdo gjuhë është një dritare e hapur mbi botën. Pemët kanë rrënjë; ndërsa unë, unë kam këmbë, dhe ky është një progres i jashtëzakonshëm, më besoni!

Në librin tuaj të fundit Poezia e mendimit, ju tregoni që Sartri donte që të ishte Stendhal dhe Spinoza. A të çon stili te mendimi?

George Steiner: Po, e gjithë filozofia është një akt i gjuhës. Ritmi, fjalori, sintaksa, gjithçka që na drejton drejt poezisë, e që e gjejmë po ashtu në tekstin filozofik, sado abstrakt qoftë ai. “Çdo mendim fillon nga një poezi”, shkruante Alain në lidhje me Valéry-në. Mendimtarët e mëdhenj janë shpesh herë shkrimtarë supremë, ashtu si Nietzche apo Kierkegaar.

Bergson, një nga mjeshtrit e gjuhës franceze, ka marrë çmimin Nobel në letërsi. Platoni meriton që të krahasohet me Shakespeare-in përsa i përket krijimit të personazheve e gjesteve dramatike. Por marrëdhënia mes mendimit dhe shkrimit mund të shfaqet konfliktuale. Disa filozofë shkruajnë keq, mbysin shkrimtarin që gjendet në vetën e tyre, si Hegel, mbreti i anti-stilit. Këtë traditë dyfishe, e gjenisë lirike te një Platon dhe ajo e pedagogjisë së rreptë, të sistemit, te një Aristotel, e gjejmë që në fillim.

Letërsia dhe filozofia a janë akoma bashkëfajtore sot?

George Steiner: Të dyja format më duken të rrezikuara. Letërsia ka zgjedhur fushën e lidhjeve të vogla personale. Ajo nuk di të trajtojë më temat e mëdha metafizike. S’ka më Balzac, Zola. Asnjë fushë nuk i shpëtonte këtyre gjenive të komedisë njerëzore. Proust-i gjithashtu ka krijuar një botë të pashtershme, dhe Ulysse i Joyce-it është akoma shumë pranë Homerit… Joyce-i, është pikëkalimi mes dy botëve, asaj klasike dhe asaj të kaosit. Dikur, filozofia gjithashtu mund të thuhej universale. E gjithë bota ishte e hapur përpara mendimit të një Spinoze.

Sot, një pjesë e madhe e universit na është mbyllur. Bota jonë tkurret. Shkencat na janë bërë të pakapshme. Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, biologjisë? Kush mund t’ia shpjegojë ato profanit ? Dijet nuk komunikojnë më; shkrimtarët dhe filozofët janë të pazotët për të na e bërë të kuptueshme shkencën. E megjithatë, shkenca shkëlqen nga imagjinata e saj. Si mund të pretendosh që të flasësh për koshiencë njerëzore duke lënë mënjanë atë ç’ka është më kurajozja, më përfytyruesja? Shqetësohem kur mundohem të kuptoj se çdo të thotë “të jesh i ditur” sot – “to be literate”, shprehja është më e fortë në anglisht. A mund të jemi të ditur pa kuptuar një ekuacion jolinear? Kultura po rrezikon të bëhet provinciale. Ndoshta do të na duhet që ta rimendojmë të gjithë konceptin që kemi për kulturën.

Dua që t’ju tregoj një rast që më ka emocionuar pamasë: Një mbrëmje, një nga kolegët e mi të Cambridge-it, një burrë i këndshëm, me të cilin po haja darkë, më kërkoi që ta ndihmoja mbi një tekst të Lacan-it nga i cili nuk kuptonte asgjë. Modestia e një shkencëtari të madh krahasuar me fodullëkun, që nuk ka ku të shkojë, të mjeshtërve bizantinë të errësirës…

Ju mbroni kulturën klasike të njeriut të kulturuar, dhe në të njëjtën kohë insistoni në brishtësinë e saj. Përse?

George Steiner: Sepse kultura e lartë ka falimentuar përballë barbarisë. Të mos harrojmë që të dyja luftërat botërore ishin luftëra civile evropiane. Gjermania, vendi i Hegel-it, Fichte-s dhe Schelling-ut, matricë e mendimit filozofik, ka njohur më të keqen e barbarisë. Humanizmat nuk na kanë mbrojtur; përkundrazi, shpesh ato kanë qene aleatë të antihumanizmit.

Bouchenëald-i nuk ndodhet veçse disa kilometra larg nga Ëeimar-i. Si ka mundësi që disa njerëz të luajnë Bach e Schubert në shtëpinë e tyre në mbrëmje dhe të nesërmen në mëngjes të torturojnë nëpër kampe?

Për çfarë shërben kultura atëherë, në qoftë se ajo nuk na bën më njerëzorë?

George Steiner: Ajo e bën të durueshme ekzistencën. Nuk është e lehtë që të jesh i vdekshëm, jo, nuk është aspak e lehtë. Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën; çdo ditë mund të mbajë një lamtumirë, dhe s’ka gjë më të ankthshme. Do t’ju tregoj diçka me të vërtetë foshnjore: Gruaja dhe unë humbëm qenin tonë Ben. Ishte e tmerrshme për ne, aq shumë kjo kafshë ka qenë në qendër të jetës sonë!

Nuk mund të kaloj një ditë pa muzikë, pa bukuri, pa poezi. Kjo është siguria ime, mbijetesa ime. Shoqëria e mjeshtërve të mëdhenj më jep një ndjenjë të pafund krenarie e mirënjohje. Dua që t’i them faleminderit. Duke i mësuar përmendsh. Atë që mësojmë përmendsh askush nuk mund të na e heqë. As censura, as policia politike, as kitsch-i që na rrethon. Të mësuarit përmendsh bën që të futesh në vetë veprën: “Ti do të jetosh në veten time e unë do të jetoj me ty.”

Tekstet ecin në krah me ne; të shëtisësh me një poezi të Baudelaire-it do të thotë që të jesh i mirëshoqëruar.

Sipas jush, teknologjitë e reja e rrezikojnë “qetësinë” dhe “intimitetin” që duhet për kontaktin me veprat e mëdha…

George Steiner: Po, cilësia e qetësisë është organikisht e lidhur me atë të gjuhës. Ju dhe unë jemi të ulur këtu, në këtë shtëpi të rrethuar nga një kopsht, ku nuk ka tjetër zhurmë përveç bisedës sonë. Këtu, mund të punoj, të përpiqem që të mendoj. Qetësia është bërë një luks i madh. Njerëzit jetojnë në një zallamahi. Nuk ka më mbrëmje në qytete. Të rinjtë kanë frikë nga qetësia. Çdo të bëhet me leximin serioz e të vështirë ? Të lexosh një faqe nga Platoni me ëalkman në vesh ? Kjo më tremb shumë.

Teknologjitë e reja transformojnë dialogun me librin. Ato shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë. Shpirti është i “kablluar”.

Sot nuk lexohet si dikur. Fenomeni Harry Potter shfaqet si një përjashtim. Të gjithë fëmijët e globit, fëmijë eskimezë, fëmijë zulu, lexojnë e rilexojnë këtë saga ultra angleze të pajisur me një fjalor të pasur dhe me një sintaksë të sofistikuar. Kjo është e hatashme! Libri është një mbrojtës i madh i jetës private. Në frëngjisht nuk ka fjalë për të thënë fjalën “privacy”. “Intimitet” e përkthen keq atë. Anglia është akoma një vend i “privacy-s”. Kjo mund të ketë dhe anët e saj absurde: Mund të jemi fqinjë për pesëdhjetë vjet e të mos shkëmbejmë një fjalë. Ky kult i “private life” ka një vlerë të madhe politike: Është një aftësi e rezistencës.

Ju përmendët Harry Potter. Duke u kthyer te Poésie de la pensée, ju guxoni që të bëni një lidhje mes dialektikës së Hegel-it, mohimit të mohimit, dhe shprehjes “rien de rien” të Edith Piaf-it. Përse kultura popullore nuk ju ka interesuar aq shumë?

George Steiner: I kam rënë së mirës me këmbë. Sidomos me kinemanë. Po të mundja që të rifilloja jetën, do të mundohesha që të kuptoja përse, mes forcave krijuese të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, ndoshta filmi do të duhej që të kalonte në vend të parë. Shakespeare, sot do të kishte shkruar skenarë. Kam gabuar, aq shumë kam qenë fëmijë i gjuhës greke dhe latine e i një babai ultra konservator klasik. Nuk mund të jemi përherë të përditësuar. Me muzikën, po: Dëgjoj kompozitorë që vijnë pas Boulez-it dhe që më pasionojnë. Me artin konceptual, jo, nuk arrij që ta ndjek: Shkoj në Beaubourg, më tregojnë një grumbull me tulla duke më thënë që kjo është një vepër e rëndësishme, nuk e di çfarë të them; atëherë kuptoj Bacon-in kur citon Velazquez, Greco e Goya. Është më mirë që të jesh i ndershëm me gabimet e tua se sa të mashtrosh.

Po ju, a e konsideroni veten si një krijues?

George Steiner: Jo, nuk duhen ngatërruar funksionet. Edhe vetë kritiku, komentuesi, eksigjenti më i talentuar është disa vite-dritë larg nga autori. Pushkini thoshte: “Faleminderit përkthyes, faleminderit botues, faleminderit kritik, ju keni shkrimet e mia, por jam unë që i shkruaj ato.” Unë gjithashtu, mbaj letrat. Ky është një privilegj i madh, por nuk ka të bëjë fare me mrekullinë e një vargu, i cili do të recitohet përgjithmonë. I kuptojmë keq burimet intime të krijimit. Ja një shembull, jemi në Bern para shumë vitesh… Fëmijët nisen për piknik me mësuesen e tyre, e cila i vendos ata përpara një viadukti. Ata vizatojnë, mësuesja shikon mbrapa shpatullës së një fëmije; ai i ka shtuar çizme kolonave! Që prej asaj ditë të gjithë viaduktet janë në ecje. Ky fëmijë quhej Paul Klee. Krijimi ndryshon gjithçka që vëzhgojmë, disa viza i mjaftojnë një krijuesi për të na bërë që të shikojmë atë që ishte tashmë aty. Çfarë misteri çliron krijimi? Kam shkruar librin Gramatika e krijimit, për ta kuptuar atë. Dhe tani në fund të jetës, akoma nuk e kuptoj.

Mos vetë të kuptuarit na largon nga arti?

George Steiner: Nga njëra anë jam i lumtur që nuk e kuptoj. Imagjinoni një botë ku neurokimia të na shpjegonte Moxartin…

Po kjo është e mundur, dhe më tremb. Makineritë janë tashmë interaktive me trurin: Kompjuteri dhe qenia njerëzore punojnë bashkë. Ndoshta një ditë mund të ndodhë që historianët të kuptojnë se ngjarja më e rëndësishme në shekullin XX, nuk ishte lufta, as krach-i financiar, por ajo natë ku Kasparov, lojtari i shahut, humbi kundër një kutie të vogël prej metali. Dhe shkruajti “Makineria nuk ka njehsuar, por ka menduar.” Kur e pashë këtë, kërkova mendimin e kolegëve të mi në Cambridge, që janë mbretërit e shkencës. Më thanë se nuk e dinin nëse mendimi ishte një llogari. Kjo është një përgjigje e tmerrshme! A do të mundet që një ditë kutia e vogël të na krijojë muzikë? /mapo.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kulturë

Mediat e huaja shkruajnë për filmin “Zgjoi”: Është një perlë

Published

on

Suksesi i filmit ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.

Festivali i Filmit “Sundance” është vetëm disa javë larg nga fillimi me 28 janar, dhe këtë vit po vjen me një edicion virtual të këtij lloji.

Një nga filmat me të kërkuar në seksionin e Kinemasë Botërore të konkursit Dramatik është “Zgjoi”, filmi debutues nga Blerta Basholli, shkruan Level K.

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, “Zgjoi” është një vështrim fuqizues i një gruaje që ka probleme, por mbijeton pas zhdukjes së burrit të saj. Portreti feminist, i cili aktualisht po kërkon shpërndarjen, shfaq premierën në festival në 31 janar.

Në një fshat në Kosovë, familjet përpiqen të sigurojnë jetesën ndërsa presin me padurim lajmet për burrat, baballarët dhe djemtë që u rrënuan nga lufta. Kur bletët e Fahrije ndalojnë prodhimin e mjaltit, ajo merr licencën e saj të shoferit dhe sipërmarrjet në qytet për të shitur ajvar shtëpiak në një dyqan ushqimesh lokale.

Zgjuarsia dhe ambicia e Fahrijes sfidojnë banorët e qytetit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave për të qenë të pavarur dhe të pavarur në mënyrë që të mbijetojnë së bashku.

E ankoruar nga shfaqja e nënshtruar e ende e fortë e emocionuese e Yllka Gashit, debutimi magjepsës i shkrimtares / regjisores Blerta Basholli është stresuar me ndershmëri dhe vërtetësi.

Kamera e saj natyraliste përqendrohet në ndërmarrjen e aksioneve të larta që Fahrije merr përsipër ndërsa vajton zhdukjen e burrit të saj, duke lundruar në një botë të re dhe duke befasuar veten dhe ata përreth saj. Bazuar në një histori të vërtetë, “Zgjoi” është një perlë e qetë, ngritëse që nxjerr në pah forcën në personazhet e saj pasi nuk provon se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision.

Në kast përfshihen gjithashtu Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi dhe Kaona Sylejmani, Valire Zeneli. Prodhuesit janë Yll Uka, Valon Bajgora dhe Agon Uka.

Continue Reading

Kulturë

Yllka Gashi e lumtur për suksesin e filmit “Zgjoi”, thotë se për të punuan gati një dekadë

Published

on

Aktorja kosovare Yllka Gashi, ka thënë se tre çmimet e fituara të filmit “Zgjoi” në festivalin më të madh të filmit në Amerikë “Sundance”, janë një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën.

Ajo për herë të parë pas këtyre çmimeve ka folur në Orën e Pasdites në Klan Kosova, duke deklaruar se ky film ka dhjetë vjet që është duke u punuar.

“Në kohë reale e kam marrë lajmin kur Blerta Basholli e ka fituar çmimin për regjinë më të mirë. Ky ka qenë një lajm shumë i mirë dhe fenomenal. Për ne ishte një gzëim dhe shok që kemi arritur ta marrim atë shpërblim. Ndërsa, të nesërmen e kam kuptuar që i kemi fituar edhe dy çmimet tjera. Më mori pak kohë derisa e absorbova atë lajm, atë gëzim”.

“Këto çmime nuk është se kanë rëndësi personalisht vetëm për neve që jemi pjesë e tij. Ky film ka peshë për kinematografinë tonë, për kulturën dhe për Kosovën si shtet. Me aq sa kam informacione, unë nuk e di sa janë të sigurta, por në këtë festival nuk ka ndodhu asnjëherë t’i fitojë tre çmime ndonjë film i rajonit apo edhe i Evropës. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, jam tepër e lumtur dhe jam krenare që jam pjesë e këtij sukses”.

Gashi ka theksuar se regjisorja e filmit Blerta Basholli nga viti i 2011 është duke punuar dhe e ka shkruar filmin “Zgjoi”.

“Unë pjesë e këtij filmi kam qenë nga viti 2011, prej kur Blerta kishte filluar të punonte për të. Gati një dekadë është kur është filluar të shkruhet dhe punohet për këtë film. Unë 10 vjet kam pritur për të luajtur në rolin e Fahrije Hoti, e cila është një gruar që të mahnit me energjinë e saj dhe forcën stoike të cilën e karakterizon atë grua”.

“Për historinë dhe përjetimet e kësaj grua, unë them se duhet një serial me dhjetë sezona dhe nga 20 episode brenda. Është shumë e vështirë të përmbledhjet krejt ajo çka ka përjetuar kjo zonjë. Fahrija është një heroinë, ajo është simbol i gruar se mençur dhe punëtore dhe ajo nuk dorëzohet para asnjë sfide”.

Aktorja kërkon nga institucionet dhe politikanët në Kosovë që të mos falënderojnë kur ka suksese të tilla në kinematografi, por të punojnë sa më shumë që vendi të vendoset në hartë me gjëra të tilla.

“Mos falënderoni, veproni konkretisht nëse doni me vendos Kosovën në hartë për të mirë. Duhet të rritet buxheti si në kinematografi edhe në Kulturë. Duhet të merren seriozisht me kërkesat e artistëve dhe nevojat që i kanë”, ka thënë Gashi.

Continue Reading

Kulturë

Novela e ndaluar e Tolstoit që nxiti revolucion seksual në Rusi

Published

on

By

Nga fundi i jetës, prind i 13 fëmijëve, shkrimtari pësoi një shndërrim shpirtëror: rishikoi qëndrimin ndaj martesës dhe marrëdhënieve midis burrave dhe grave në përgjithësi.

Në novelën që shkakoit skandal: “Sonata Kreutzer”, Tolstoi propozon të hiqej dorë plotësisht nga dashuria fizike! Libri pati një ndikim jashtëzakonisht të madh tek rinia, në fund të shekullit të 19-të. Disa e konsideruan novelën e Tolstoit: “Sonata Kreutzer”, si punën e tij më të mirë, të tjerët, përkundrazi, i hodhën poshtë pikëpamjet e Tolstoit, ndërsa Teodor Ruzvelt shkoi deri atje, sa e quajti një “zvetënues të moralit seksual”. Përse krijoi një bujë të atillë në publik, kjo novelë e shkurtër? Dhe çfarë përçon në të, Tolstoi?

Vrarë nga xhelozia

Protagonisti, Vasili Pozdnishev, historinë e jetës ia tregon një bashkudhëtari treni. Ai vrau bashkëshorten, kur, teksa kthehet nga një udhëtim në orët e vona, e gjen të shoqen duke luajtur muzikë me një burrë tjetër. Gjykata vendosi që vrasja ishte provokuar nga tradhtia bashkëshortore dhe e liroi, kështu që Pozdnishevi u lejua të shëtiste i lirë. Pas episodit të tmerrshëm, Pozdnishevi pësoi një rilindje shpirtërore, me pretendimin se tashmë e kuptonte gjendjen e ligë të shoqërisë: “Unë nuk e vrava gruan atëherë, por shumë më herët. Ashtu siç po vrasin tani, gjithkush, gjithsecilin…”. Libri nuk e qartëson nëse e shoqja e Pozdnishevit ishte e pabesë, apo jo: Tolstoi është shumë më i shqetësuar për ndjenjat, sesa për veprimet. Në epigrafin e “Sonata Kreutzer”, autori citon nga Ungjilli: “Unë po ju them, se të gjithë që shikojnë një grua me epshin për ta pasur, në zemër ka kryer tradhti bashkëshortore me të”.  “Tolstoi ishte i bindur se fatkeqësia që i ngjau familjes së personazheve të tij buronte nga shthurja seksuale paramartesore, që i mësoi të shpresonin nga jeta familjare, para së gjithash, kënaqësinë e dëshirës trupore. Zhgënjimi e çon Pozdnishevin të urrejë të shoqen dhe të ndihet xheloz i çmendur”, – shkruan Andrei Zorin në librin: “Jeta e Lev Tolstoit. Përvoja e leximit”.

Rrethi vicioz

Duke diskutuar edukimin seksual të djemve dhe vajzave, Pozdnishevi vëren me hidhërim, sesa me ç’moral të korruptuar është shoqëria në modë. 

Në rrethin shoqëror konsiderohej normale, madje e shëndetshme që burrat “të kënaqen në shthurje” para martesës. “Më kujtohet që befas ndjeva një trishtim kaq të thellë, saqë doja të qaja, të qaja për humbjen njëherë e përgjithmonë të pafajësisë sime, të marrëdhënieve me gratë. Po, marrëdhëniet e mia me gratë ishin mbyllur njëherë e mirë”. Vlen të përmendet se ky episod është autobiografik: Tolstoi kishte përvojë shumë të ngjashme, duke e përshkruar edhe në ditarët.

Në të njëjtën kohë, gratë privoheshin nga “e drejta” për të pasur marrëdhënie seksuale para martesës. Sidoqoftë, sipas Pozdnishevit,  gratë e sapomartuara nuk janë më të mira se prostitutat. Qëllimi i vetëm i hobeve të tyre, qoftë shthurje apo muzikë, ishte të bënte përshtypje tek burri i ardhshëm. Sa u përket veshjeve të grave, Pozdnishevi rendit një varg të gjatë, duke thënë se miliona njerëz punojnë në fabrika vetëm për të kënaqur tekat e grave, duke krijuar veshje që mund të tërheqin hëpërhë një anëtar të seksit të kundërt. Madje, ai e konsideron të tmerrshëm faktin që gratë ua marrin mendjen burrave me sensualitetin e tyre. “Sapo ajo e posedon me mënyrat e saj, fillon të abuzojë dhe fiton një epërsi të tmerrshme”.

Tolstoi i zhgënjyer nga institucioni i martesës

Për mendimet e guximshme në lidhje me martesën dhe për zhvlerësimin e vlerave të familjes, “Sonata Kreutzer” u censurua menjëherë pas botimit. Për më tepër, në SHBA, po ashtu u ndalua shtypi i gazetave që botuan novelën e përkthyer. Sidoqoftë, ishte grishja e frutit të ndaluar që e bëri librin tepër të popullarizuar. Tashmë Tolstoi ishte bërë i famshëm ndërkombëtar, por me “Sonata Kreutzer”, ai bëri për vete imagjinatën e gjithë shoqërisë së arsimuar dhe veçanërisht të rinjve. Novela kalonte nga një person tek tjetri në fshehtësi, në kopje të shkruara me dorë. Pozdnishevi përshkruan sesi ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, mirëpo shumë shpejt atë e pa vetëm si një bashkim në një udhëtim të këndshëm me varkë dhe për fustanin tërheqës që kishte veshur. Pas martesës, pason një muaj “i poshtër” mjalti, që nuk qe tjetër veçse vesi i ligjëruar. Më pas, burri nuk ia ka idenë se ç’person është bashkëshortja dhe habitet kur sheh zemërim, apo cilësi të tjera tek ajo. Pasojnë grindje dhe keqkuptime, ndaj e vetmja gjë që mund t’i pajtojë është lindja e fëmijës. Pikërisht në lindjen dhe rritjen e fëmijëve e sheh Pozdnishevi (njëlloj si Tolstoi), qëllimin e gruas. Kur mëson se pas lindjes së fëmijës së pestë, mjekët e këshillojnë gruan të mos bëjë më fëmijë, Pozdnishev e sheh këtë si shkelje të ligjit të natyrës. Për më tepër, sipas Tolstoit, një grua që nuk mund të krijojë, por vijon të bëjë seks me burrin, madje përdor kontraceptivë, është krejtësisht e pamoralshme. Këtë çështje shkrimtari e kishte për zemër, pasi edhe gruaja e tij u këshillua të mos lindte më, mirëpo ai kundërshtoi që ajo të merrte “masa” për të shmangur shtatzëninë. […] Pozdnishevi mendon, se mënyra më e mirë është abstenimi i seksit, mirëpo bashkudhëtari dhe dëgjuesi i historisë së jetës e pyet: Po atëherë, si do t’i vejë filli racës njerëzore? Unë pajtohem me budistët, se jeta njerëzore nuk ka qëllim dhe se gjithsesi një ditë do të mbarojë, njëlloj si raca njerëzore, si rrjedhojë nuk shoh ndonjë dëm nëse mbaron kur të gjithëve do t’u duhet të jetojnë moralisht. “Tolstoi padyshim që e hodhi poshtë kuptimin pozitiv të vetë martesës, duke e konsideruar si bashkimi i një burri dhe një gruaje shenjtëruar nga tradita e krishterë”, – shkruan studiuesi i Tolstoit, Pavel Basinsky.

Interpretimi i grave të emancipuara

Në vitet 1890, “Sonata Kreutzer” u bë objekt diskutimi. Basinsky, shkruan: “Ishte një nga çmenduritë kryesore të dekadës”. Fundi i shekullit të 19-të ishte epoka e përparimit galopant të emancipimit të grave, kësisoj nuk është për t’u habitur që lexuesit femra panë një tjetër problem etik në histori: përse një femër duhet të mbetet e virgjër para martesës, ndërsa një burrë ka të drejtë të fitojë përvojë paraprake seksuale, madje inkurajohet nga vetë shoqëria për ta bërë këtë?

Pasi doli novela e Tolstoit, çështja e moralit seksual filloi të diskutohej edhe në shtyp. Yelizaveta Dyakonova, një nga feministet e para ruse, shkroi në revista, duke shprehur indinjatën, se çdo burrë “do ta konsideronte turp për veten” të martohej me një grua që kishte marrëdhënie me burra të tjerë para tij, ndërsa ai vetë e konsideron normale të ketë përvoja seksuale para martese. “Dhe është kudo njëlloj, kudo! Si në Rusi, ashtu edhe jashtë Rusisë! O Zot, Zot i Madh!” – shkruante Dyakonova.

Nëse novela e Tolstoit e nxiti Dyakonovan, të kërkonte që burrat të ruajnë pafajësinë para martesës njëlloj si gratë, kjo i nxiti gratë e tjera të kuptojnë padrejtësinë e situatës së tyre dhe të kërkojnë lirinë. /konica

Continue Reading

Trending