Connect with us

Lajme

Gaziantep, City of Light

Javën e kaluar vizitova Gaziantepin, qytet në juglindje të Turqisë me 2 milion banorë, disa dhjetëra kilometra larg Halepit të Sirisë. Para nisjes mendova, meqë ky qytet është në lindje të Turqisë, fare pranë kufirit Sirian, do të duhej të ishte qytet me zhvillim mesatar sipas standardeve të Lindjes së Mesme.

Published

on

Pra, unë isha në pritje të shoh një qytet me plot dyqane të gjërave të lira, ku njerëzit janë relativisht të varfër dhe ku pjesa më e madhe e refugjatëve sirian, që janë mbi 400 mijë, do tw jenë duke fjetur rrugëve.

Por Gaziantepi më befasoi në tërësi. Qyteti jo vetëm që nuk ishte i varfër dhe i prapambetur, por ishte një vend shumë më i zhvilluar se shumë kryeqytete të Ballkanit.

Si rezultat i shumë fabrikave që punonin në këtë qytet papunësia ishte nën 10 pwr qind.  Çdokund dhe në çdokënd shihej se qyteti kishte ekonomi të zhvilluar.  Gjatw disa ditëve sa qëndrova në rrugë nuk shihej asnjë veture më e vjetër se 5 vjet. Sa i përket jetës së natës, vendorët e po ashtu edhe vizitorët kishin zgjedhje të larmishme. Qyteti kishte disa rock dhe jazz kafiteri e po ashtu edhe lokale ku luhet muzika orientale – dhe – kishte edhe teatrin e qytetit i cili duket të jetë mjaft aktiv.

Sipas informatave nga komuna, së shpejti pritej edhe fillimi i ndërtimit të pallatit të operës që do të jetë më i madhi në këtë pjesë të botës (shumë më i madh se ndërtesat e operës në Ballkan) dhe shfaqjet muzikore kulturore do të zhvendosen nga teatri në këtë sallë super-moderne. Në këtë metropol nuk mungonin as distriktet me dyqane të brendeve më aktuale në nivel global.

Kjo sa i përket identitetit oksidental të qytetit. Por, për mua pjesë më interesante ishte ajo që mund të quajmë pjesa orientale.

Pjesa e vjetër e qytetit e kishte ruajtur gati se në tërësi origjinalitetin dhe traditën.  Prej xhamive e deri të çarshitë e vjetra, qyteti reflektonte në tërësi kulturën qindra-vjeçare orientale dhe osmane.  Kalimi nga pjesa moderne në pjesën tradicionale dukej si kalim në një botë tjetër. Një ngërthimi i shkëlqyeshëm i kulturave të lindjes dhe perëndimit.

Dhe mu në pjesën e vjetër, do të ndesheni me një kënaqësi që e bën Gaziantepin qytetin më unik në botë.

Ushqimin.

Vitin e kaluar ky qytet ka hyrë në mbrojtje të UNESCO’s si “City of Gastronomy” dhe sipas meje këtë titull e ka merituar me të vërtetë. Prej specialiteteve të mishit e deri te ëmbëlsirat, ky qytet ofronte shije dhe kënaqësi të pakrahasueshme në fushën e gastronomisë. Lirisht mund të them se nuk mund të gjendej asnjë specialitet i cili do të mund të konsiderohej me shije jo të mirë.

Kështu që, nëse keni mundësi mos e leni pa e vizituar. Nëse jo për asgjë ja vlen të vizitohet për turizëm gastronomik.

gaz1 gaz2 gaz3 gaz4 gaz5

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending