Connect with us

Lajme

Gazetari grek e provokon: Po sikur të themi se Skënderbeu ishte helen? Ja si i përgjigjet Rama

Pas deklaratave në distancë lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, kryeministri Edi Rama vendosi që t’u flasë drejtpërdrejtë popullit.

Published

on

I ftuar në emisionin “Histori” të kanalit grek “Skai” Rama u është përgjigjur pyetjeve të para, të 4 gazetarëve të njohur grekë.

Mes pyetjeve nuk kishte si të shpëtonte edhe postimi i kryeministrit Rama javë më parë, në lidhje me Akropolin dhe pretendimin se ishte një prift shqiptar i quajtur Gjergj Dushmani që shpëtoi krenarinë e grekëve nga bombardimi.

Grekët i janë drejtuar me pyetjen se si do të reagonte Rama nëse homologu i tij grek Tsipras do të deklaronte se Skënderbeu është gjysmë grek.

Por nga ana e tij, Rama i ka qëndruar deklaratave të bëra më parë, duke saktësuar se krahasimi nuk është i njëjtë. Kjo pasi shefi i qeverisë shqiptare nuk ka thënë në asnjë moment që shqiptarët çliruan Greqinë. Por se ishte një shqiptar që u gjend në momentin e duhur në kohën e duhur dhe dha ndihmën e tij që Akropoli të mos bombardohej.

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.

Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending