Gazeta zvicerane i quan shqiptarët mbretër të drogës, reagojnë shqiptarët e Zvicrës

Gazeta zvicerane "Lematin" ka publikuar një artikull me titull "Mafia shqiptare mbretëron në të gjitha drogat", më datën 19.02.2017.

Periskopi.com Lajme

 

Përgjithësimi që është bërë në këtë artikull ka indinjuar shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, shkruan Periskopi.

Sipas tyre gazeta ka tejkaluar lirinë e shprehjes.

“Mafia shqiptare mbretëron ne te gjitha drogat” A duhet qe ne Shqiptaret te paktën ata qe jetojnë ne shtetin Zvicerian te dërgojmë një letër proteste ndaj kësaj fyerje dhe përgjithësimi te Shqiptarëve,ndaj Gazetës #lematin kjo e kalon lirin e shprehjes se shekullit 21!? Ne qofte se #lematin ka dëshmi,le ti vendos emrat e “mbretërve Shqipetar te drogës” dhe jo te përgjithësohet dhe te behet një fyerje dhe nxitje e urrejtjes me një titull si ky i dates 19.02.2017. Zvicër. #proudtobealbanian ????”, thuhet në një reagim të përfaqësuesve të mobilierisë “Mahagoni”, në  Zvicër./Periskopi/

Shpërndaje në: