Connect with us

Lajme

Ganimete Musliu denoncon kulturën e punësimit të grave me kriter pamjen fizike të tyre

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka denoncuar kulturën në tregun e punës në vend që po favorizën gratë për shkak të pamjes fizike dhe jo përgatitjes që kanë. 

Musliu ka përmendur edhe disa observime që i ka parë në Prishtinë kohët e fundit dhe iu ka dhënë porosi nënave që t’i thonë jo kësaj kulture.

“Faj kemi të gjitha ne që lejuam që „kukullat barbie“ dhe „Ken-ët“ e tyre të profilojnë në emrë të grave. Prandaj thuani stop keqperdorimit tuaj. Thuani STOP kujtdo qoftë sepse askush nuk ka të drejtë të reklamohet me hallin tuaj dhe me problemet e tuaja të vëreteta.” – shkruan znj.Musliu, përcjell Periskopi. 

Krahas këtij shkrimi, znj.Musliu ka paraqitur edhe fotografinë e Shote Galicës – një gruaje të famshme e të njohur për trimërinë e saj.

Statusi i plotë: 

Sot ditën do ta nisi me një porosi për të gjitha gratë e Kosovës.

Temat si politika gjinore po përdoren e po keqpërdoren sipas nevojave politike.
Shpeshëherë kemi dëgjuar të flitet për „përparimin“ e gjinisë femërore por unë them se, si shoqëri, jemi ende shumë, shumë larg një përparimi të mirëfilltë. Apo mund të quhet përparim kur bëhët fjalë që kushti kryesor për t´u punësuar është pamja fizike.
A është ky mesazhi i duhur që po ua përcjellim gjeneratave të reja? A po i porosisim që para se të synojnë në vend pune ato duhet të kalojnë nëpër 100 skalpella.
Çfarë të bëjë një grua nga zonat rurale e cila qoftë nëse ka nevojë për trajtim në ndonjërin nga spitalet e qyteteve kryesore në ven (sepse nëpër shumë qytete nuk kanë as spital si duhet) duhet të trajtohet si grua e dorës së dytë vetëm pse nuk i dinë huqet e shehrit dhe marifetet e urbanizmit?
Një vajzë nga fshati që vjen për të studiuar në Prishtinë, qysh në start ballafaqohet me paragjykimet të cilat kauzës së politikave gjinore po ja bëjnë disa koka që janë mpirë nga peroksidi i hidrogjenit kurse trupat i kanë të mpirë nga operacionet plastike dhe mbajtja me tangërllëk e çantave mijëra euro.
Të dashura GRA, në shekullin 21 ne ende jemi duke folur për mirëqënie dhe të drejta të grave paralel me synimet për të qenë pjesë e familjes së shoqërive të civilizuara perëndimore.
Për 20 vjet rresht, ne e kemi degraduar pozitën e gruas në një frazë boshe.
Gra, vajza, nëna e motra mos u bëni statiste te selfive e mos u vetknaqni me nga një lule apo një limonadë në takimet e shumfishta që nuk sjellin asnjë produkt. Të drejtat tuaja kërkoni të mbrohen me ligje e vendime.
Faj kemi të gjitha ne që lejuam që „kukullat barbie“ dhe „Ken-ët“ e tyre të profilojnë në emrë të grave. Prandaj thuani stop keqperdorimit tuaj. Thuani STOP kujtdo qoftë sepse askush nuk ka të drejtë të reklamohet me hallin tuaj dhe me problemet e tuaja të vëreteta.
Asgje nuk ka filluar me ne dhe asgjë nuk do të përfundoj me ne.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending