Gabim amatoresk nga Lloris, kroatët ngushtojnë rezultatin me anë të Mandzukic (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Mario Mandzukic ka shënuar gol në minutën e 68-të për ta ngushtuar rezultatin në 4-2 në finalen kundër Francës

Hugo Lloris bëri një gabim amatoresk të cilin e shfrytëzoi mjaft mirë Mandzukic, i cili përmirësoi gabimin që bëri në pjesën e parë ku shënoi autogol, shkruan Periskopi.

Lloris tentoi ta driblonte Mandzukicin, por sulmuesi kroat u tregua dinak dhe shënoi në portën e francezëve.

Kroacia ka kohë edhe 20 minuta për ta barazuar rezultatin. /Periskopi/

Shpërndaje në: