Futbollisti pranon se është homoseksual

Një futbollist gjerman ka shfrytëzuar platformën sociale Reddit, për të treguar orientimin e tij seksual.

Periskopi.com Sporti

Sidoqoftë, ai vendosi të mbetet anonim nën pseudonimin, ‘Eckfahne’, që kur përkthehet në gjuhën shqipe i bie ‘flamur i kornerit’.

Lojtari anonim, i cili tha se luan në divizonin e tretë gjerman, rrëfeu një varg detajesh për veten e tij, duke treguar për moshën që ka (20 vjeç) dhe pagën që merr (9,000 euro në muaj).

Ai poashtu tha se nuk e ka ndërmend të dalë publik ende sepse ende as prindërit e tij nuk e dinë për orientimin seksual të tij. /Periskopi.com

Shpërndaje në: