Connect with us

Lajme

FSK ndalon faljen gjatë orarit të punës, reagon ushtari i FSK-së

Ministria e FSK-së ka marrë vendim që të mos i lejojë ushtarët që të falen gjatë kohës sa ata janë në detyrë. Vendimi vjen pas një fotoje e cila u publikua në rrjetet sociale, ku shiheshin ushtarë me uniforma të ushtrisë tek faleshin brenda objektit të FSK’së.

Published

on

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj ministrie. Por si duket ky vendim ka ngjallur reagime të shumta tek ushtarët që kryenin ritet fetare në vendin e punës.

Të paktën kështu duket në një reagim të Arian Xhezairit, njërit prej ushtarëve që tashmë e ka pranuar vendimin se i është ndaluar falja në FSK.

Reagimi i ti i plotë:

Të dashtun, sot m’u dha informacioni se komandanti i kazermën së FSK-së në Pomozotin me një vendim të shpejtë ka pezullue t’drejtën e faljes së namazit të Xhumasë për ushtarakët e kësaj kazerme. Për korrektësi, komandanti i kazermës është njeri i respektuar dhe luftëtar i dëshmuar i UÇK-së.

Vendimi i tij vie si rrjedhojë e një shkrimi të para pak ditëve në gazetën propagandistike famëkeqe Gazeta Express me titull “Ministër, a janë ushtarë, a imamë?”, shkrim i cili kishte t’bashkangjitur edhe foton e vendosur këtu.

Këta (ish)kolegë t’mi në foto po kryenin faljen brenda objekteve të kazermës t’përmendur më sipër, dhe jo siç dezinformon Express dhe shpif se kinse këta janë jashta objekteve të institucionit, aq më tepër t’thuhet se duhej t’visheshin në rroba civile.

Unë kam specializuar në Georgia të SHBA-ve për sinjale ushtarake pranë US Army Signal School, dhe përgjatë atyre pesë muajve aty, lëre që s’ishin t’ndaluara kryerja e riteve fetare, por për çdo t’premte kolegët me veturat e tyre më çonin deri tek mesxhidi dhe pas faljes vinin t’më merrnin për t’u kthye n’klasë apo n’terren.Expressagjitë duhet t’jenë injorant të kualifikuar, dhe sikur t’ishte se nga ta asnjë s’ka parë e s’ka dëgjuar se si gjithë ushtritë e shteteve perëndimore e kanë t’rrgulluar çështjen e ritualeve fetare, do t’u falej një raportim i tillë.

Por kam frikë që e vërteta flet dhe dëshmon për një tendencë të kulluar përçarëse, prishëse e destabilizuese të shtetit dhe shoqërisë sonë, qoftë vetëm për përfitime të tyre të ngushta, apo edhe më keq për t’i shtyrë përpara agjendat serbe të etiketimit dhe rrjedhimisht dëmtimit të shqiptarëve.

Nëse ndokujt i duket kinse ne po përjetojmë ndonji satisfaksion epshorë duke qortuar e akuzuar pordhalet për shpifje, më këtë dëshmi t’realitetit unë dëshiroj t’u provoj t’kundërtën.

fa

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending