Formula E, një start i freskët për Gutierrezin e F1

Çfarë bën një pilot kur humb vendin e tij në bolidin e ndonjë skuderie të Formula 1?

Periskopi.com Sporti

Esteban Gutierrez ka ardhur në përfundim dhe insiston se ishte faji i tij që ka humbur vendin tek ekipi amerikan i F1 – Haas, por ai tashmë ka gjetur një zgjidhje për ta mbajtur veten të zënë, shkruan CNN.

Fillimisht ai është martuar me të dashurën e tij, Monica Casan, dhe pastaj ka gjetur një mundësi për të vazhduar karrierën në njërin prej kampionateve që po zhvillohet me hapa shumë të shpejtë në botën e motosporteve, përcjell Koha Ditore.

“Nuk e shoh veten si të pafat. Formula E është një start i freskët, një mundësi e re, dhe tashmë e kam gjetur dashurinë e jetës sime”, thotë 25-vjecari. “Nëse shohim fotografinë time personale dhe profesoinale të kombinuar, atëherë mund të konstatoni se sa me fat jam”.

Shpërndaje në: