Connect with us

Botërori 2018

Formacioni më i mirë i Botërorit Russia 2018

Published

on

Botërori i Rusisë përfundoi me kampionen e re, Francën, e cila mposhti në finale Kroacinë dhe merr, kësisoji, kurorën e Gjermanisë për katër vitet e ardhshme.

Janë momente bilaci për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne, edhe për vetë FIFA-n, ashtu si edhe për mediat. “Goal.com” ka publikuar top-formacionin e kësaj Kupë Bote, me 11 lojtarët më të mirë, sipas roleve përkatëse.

  1. Jordan Pickford | Portier | AngliËshtë e mrekullueshme të mendosh se, para Kupës së Botës, shumë veta mendonin nëse Jordan Pickford ishte zgjidhja më e mirë për të luajtur në portën e Anglisë.
  2. Raphael Varane | Qendërmbrojtës | FrancëRaphael Varane është mbrojtësi i cilësisë së lartë, që kishte spikatur qysh përpara transferimit të tij te Real Madridi, në vitin 2011. Ai ishte një shkëmb në repartin e pasmë të “les Bleus” dhe bëri një ndryshim të dukshëm në finale, pasi Franca mundi Kroacinë 4-2, por ndikimi i tij më i dukshëm erdhi në çerekfinale, kur shënoi një gol vendimtar për të mposhtur Uruguajin.
  3. Domagoj Vida | Qendërmbrojtës | KroaciaMomenti më i mirë i Domagoj Vidës erdhi pasi shënoi në kohën shtesë për Kroacinë, në çerekfinale, edhe pse Rusia shpejt e shpërtheu atë flluskë, para se penalltitë ta shihin Vida & Co sërish në gëzim.
  4. Diego Godin | Qendërmbrojtës | UruguajiDiego Godin përdori gjithë përvojën e tij për të ndihmuar në frymëzimin e Uruguajit në çerekfinale të Kupës së Botës 2018.
  5. Kevin De Bruyne | Mesfushor i djathtë | BelgjikëËshtë e pamundur të përcaktohet saktësisht se ku mund të vendoset Kevin De Bruyne, i cili shkëlqeu kudo që Roberto Martinez e vendosi për Belgjikën në Botërorin 2018. Momenti më i paharrueshëm i De Bruyne erdhi pasi goli i tij eliminoi Brazilin në çerekfinale, por roli i tij triumfues, në përmbysjen e madhe kundërsulmuese ndaj Japonisë në 1/8 finale, nuk meriton të harrohet. Një lojtar i klasit botëror i Kupës së Botës.
  6. Luka Modric | Mesfushor qendre | KroaciaYlli i Kroacisë, Luka Modric, nuk mund të mbetet kurrsesi jashtë top-formacionit të Botërorit të Rusisë. Më në fund, kroati i Real Madridit përjetoi një turne ndërkombëtar të denjë me kombëtaren e tij.
  7. N’Golo Kante | Mesfushor qendre | FrancëN’Golo Kante luajti 90 minuta në çdo ndeshje, deri në finale, kur mesfushori i Francës u zëvendësua në pjesën e dytë, pasi luftoi për t’u marrë me mesfushorët e Kroacisë.
  8. Ivan Perisic | Mesfushor i majtë | Kroacia Sulmuesi i Kroacisë, Ivan Perisic, ishte një simbol i etikës së punës pa ndalesë, që përshkoi kohën e kombit ballkanik në Kupën Botërore 2018.Goli i tij dhe asistimi në fitoren e gjysmëfinales ndaj Anglisë u pasua nga një tjetër gol i spikatur në finale, i cili barazoi rezultatin përkohësisht 1-1, edhe pse më tej u konsolidua humbja e të tijve ndaj Francës.
  9. Kylian Mbappe | Mesfushor i djathtë | FrancëAi është e ardhmja e futbollit francez dhe tani, pa asnjë dyshim, një pasues i denjë i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, si lojtari më i mirë në këtë sport.
  10. Eden Hazard | Sulmues | BelgjikëSulmuesi më i mirë i Belgjikës në këtë Botëror, Eden Hazard shkëlqeu me tre gola, dy asistime dhe një numër të pafund driblimesh kërcënuese.
  11. Antoine Griezmann | Sulmues | Francë Antoine Griezmann nuk kishte të njëjtin ndikim në lojën e hapur, si në “Euro 2016” për Francën, por ndikimi i tij fenomenal në goditjet standarde dhe nga distanca nuk mund të neglizhohen.

 

Botërori 2018

Batuta e ish-kreut të FIFA-s: Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in

Published

on

By

“Një Kupë Bote e shkëlqyer! Komplimente për organizimin dhe veçanërisht Rusisë! Në fund qielli po qante për Kroacinë dhe për vendimin e VAR-it”.

Është ky postimi në “Twitter” i ish-presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, pas finales Francë-Kroaci.

Zvicerani i larguar nga kreu i qeverisë botërore të futbollit mes skandaleve, ishte një i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë muajit të turneut.

82-vjeçari ka qenë një nga kundërshtarët e përdorimit të VAR-it në Kupën e Botës me argumentin se teknologjia nuk duhej të eksperimentohej gjatë turneut.

“Një ndryshim kaq i rëndësishëm nuk mund të eksperimentohet në Botëror”, përsëriste njeriu që e drejtoi FIFA-n për 17 vite.

Continue Reading

Botërori 2018

Fermeri italian e ‘gdhend’ figurën e Kupës Botërore në fushën e tij në shenjë falëndërimi për rusët

Published

on

By

Traktoristi iltalian Dario Gambarin ka ‘krijuar’ një imazh gjigand të Kupës Botërore së bashku me emrin e kampionëve të sapo-kurorëzuar, Franca, në një fushë pranë qytetit Verona në Italinë veriore.

Gambarin ka përdorur traktorin e tij si një mënyrë për të pluguar fushën në krijimin e një imazhi masiv në të cilën mund të shihet nga qielli.

‘Artisti i tokës’ gjithashtu emrin “Russia” e ka shënuar sipas alfabetit rus cirilik për t’i dhënë merita të mëdha në menaxhimin e turneut më të madh botëror.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terrene dedikuar ngjarjeve globale, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Vitin e kaluar, ai ka bërë edhe një portret të madh të liderit rus Vladimir Putin i cili ishte pjesë e samitit të G20 në Gjermani, ku ai mori pjesë së bashku me liderët e tjerë botëror.

Fermeri italian gjithashtu ka ‘gdhendur’ figura të tjera në fushën e tij, përfshirë ish presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, Papën Francis, ish presidentin e Afrikës Jugore Nelson Mandela, dhe presidentin e tanishëm amerikan Donald Trump./Periskopi/

Continue Reading

Botërori 2018

Ja ku mund ta votoni golin më të mirë të Botërorit, aty është edhe goli i Januzajt

Published

on

By

Kampionati Botëror Rusia 2018 tani cilësohet si njëri ndër më të mirët të mbajtur ndonjëherë. Ky Botëror ka dhuruar emocione, pasion dhe entuziazëm për adhuruesit e futbollit kudo në botë. Në këtë Botëror ka pasur mjaft momente dhe gola të bukur.

FIFA e ka dhënë një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë ta votojnë golin më të bukur të këtij Botërori që përfundoi me Francën kampione, e cila e mposhti Kroacinë në finale me rezultatin 4-2, shkruan Express.

Votimi është shumë i thjeshtë, në postimin e FIFA-së në Twitter është linku për ta votuar golin më të mirë, në garë janë 18 gola prej tyre edhe goli i Adnan Januzajt, të cilin e shënoi në ndeshjen kundër Anglisë.

Afati për të votuar është deri më 23 korrik.

Më poshtë mund ta shihni linkun dhe mundësinë për të votuar:

Continue Reading

Trending