Forma e Gareth Bale ngazëllen Real Madridin, pasi nuk dëshiron ta kthejë më në ‘Bernabeu’

Periskopi.com Sporti

Rikthimi i shumë pritur i Gareth Bale në formë po festohet nga Real Madridi po aq sa edhe nga Tottenhami.

Superylli uellsian tregoi veten derisa ndihmoi Tottenhamin të siguronte një fitore 4-0 kundër Burnleyt, të dielën, transmeton Periskopi.

Ishte padyshim paraqitja e tij më e mirë prej rikthimit në formë huazimi nga Madridi në shtator.

Gjiganti spanjoll shpreson ta bind Tottenhamin t’ia shtyejë qëndrimin Bales edhe për një vit, kur edhe përfundon kontrata e tij me gjigantin spanjoll.

Dhe lajmi i mirë për ‘mbretërit’ është se klubi nga veriu i Londrës do ta mbajë atë edhe për një vit në huazim, nëse vazhdon të impresionojë në këtë formë.

Shefat në ‘Bernabeu’ janë të ngazëllyer pasi mezi presin ta heqin pagën e tij nga lista e rrogëve, me 31-vjeçarin që fiton plot 680 mijë euro në javë.

Ata janë aq të dëshpëruar ta largojnë, sa që kanë pranuar që Tottenhami ta marrë në huazim dhe të paguajë vetëm 250 mijë euro të pagës së tij. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: