Connect with us

Lajme

Forcat e Armatosura Shqiptare do të kenë një grua gjenerale

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar sot se ka firmosur propozimin për të graduar të parën gjenerale grua në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Published

on

Kodheli ka zgjedhur tryezën e rrumbullaket me temë “Të drejtat e grave në Shqipëri”, që po zhvillohet në Hotel Tirana International, lidhur me diskutimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, që sot shënon 16 vjet nga miratimi i saj nga Kombet e Bashkuara, për të deklaruar vendimin e marrë nga Ministria e Mbrojtjes.

Një vendim të tillë Kodheli e kishte paralajmëruar shpeshherë në takime të ndryshme me përfaqësues të FA-ve. “Sot, një femër ushtarake shqiptare punon si këshilltare për Forcat Speciale në Ministrinë e Mbrojtjes së Afganistanit. Nga hera e fundit që jemi takuar së bashku, gratë që na përfaqësojnë në shtabe dhe struktura ushtarake ndërkombëtare janë trefishuar vetëm për 6 muaj, ndërsa punojnë si drejtore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm gati dy herë më shumë se sa gjashtë muaj më parë, falë një sistemi të kujdesshëm promovimi dhe përparimi në karrierë.

Ne kemi një plan të qartë të zbatimit të Rezolutës 1325 në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gratë në uniformë përbëjnë 14 për qind të gjithë efektivit ushtarak, duke pësuar një rritje të qenësishme gjatë tre viteve të fundit të mandatit të qeverisjes sonë. Por nuk është vetëm rritja sasiore ajo që vlen për t’u përmendur, por dhe shtimi i numrit të grave në pozicione të larta drejtuese. Gjatë gradimit të fundit në Forcat e Armatosura, zhvilluar një muaj më parë, tridhjetë për qind e të graduarve kolonele janë gra. Dhe sot,pak përpara se të vija këtu, kam propozuar për gradim të parën grua gjenerale të Forcave të Armatosura.

Në mënyrë që propozimi i kësaj zonje, të mbajë këtë datë të veçantë të 31 tetorit, ditës kur Kombet e Bashkuara miratuan pikërisht Rezolutën 1325”, ka deklaruar Ministrja Kodheli në takim. Propozimi për të bërë një grua gjenerale në Forcën e Armatosur është padyshim një lajm i mirë për Shqipërinë, tani pjesë e Aleancës më të madhe politiko-ushtarake të kohës.

Teksa ka folur për rolin e grave në vendimmarrje, Kodheli është shprehur se nisma e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pikërisht 16 vjet më parë, për të miratuar një rezolutë për pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave ka gjetur mbështetje të madhe në të gjitha vendet anëtare. “Qeveria shqiptare është një shembull i mirë sesi një e treta e kabinetit përbëhet nga gra profesioniste që mbajnë portofole nga më të rëndësishmet në qeverisje”, tha Ministrja e Mbrojtjes.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending